Dy opsionet e vetme se si Barcelona mund t’i regjistrojë të gjitha transferimet e kryera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barcelona do të jetë në gjendje të regjistrojë të gjithë lojtarët e tyre, duke përfshirë pesë nënshkrimet e tyre të verës nëse nënshkruajnë një levë të katërt ekonomike dhe Gerard Pique bie dakord për një ulje page.

Gjigantët katalanas kanë qenë aktivë në afatin kalimtar, pavarësisht problemeve financiare në rritje dhe kanë shtuar në skuadrën e tyre Franck Kessien, Andreas Christensen, Raphinhan, Robert Lewandowskin dhe Jules Kounden.

Shumë pyetën se nga i morën fondet dhe La Liga bllokoi përpjekjen e Barcelonës për të regjistruar lojtarët e tyre të rinj të premten në mbrëmje.

Mbrojtësi bëri një zvogëlim ‘të konsiderueshëm’ rroge gushtin e kaluar për të ndihmuar Barcelonën të regjistronte Eric Garcian, Rey Manaj dhe Memphis Depayn.

35-vjeçari postoi një imazh të një pasqyre bankare në janar për të dëshmuar se ai me të vërtetë kishte marrë një ulje page.

Raportimet në Spanjë pretendonin se Pique ishte ende duke fituar afër gjysmë milioni euro në vit, gjë që u vërtetua se nuk ishte e vërtetë.

Barcelona ka aktivizuar tre leva ekonomike deri më tani, me të tretën që shesin 25 për qind të krahut komercial të Barca Studios në Socios.com për 100 milionë euro të hënën e kaluar.

Një levë e katërt mund t’i shihte ata deri në 49 për qind të Barca Studios sipas The Athletic.

Klubi gjithashtu ka shitur 25 për qind të të drejtave të tyre televizive në La Liga tek firma amerikane Six Street për 25 vitet e ardhshme.

Të fundit

Lufta Iran-Izrael, Vuçiç nuk mban krah: I kemi miq të dy

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se mendon që Shtetet e Bashkuara mund të jenë duke u përgatitur...

Izrael-Iran/ Ish-kreu i Inteligjencës: Kam frikë nga një luftë e gjatë

Sipas sondazheve të fundit dhe editorialeve të gazetave kryesore, gjithçka po shkon shumë mirë në Izrael. Fushata kundër Iranit po i pret kokën udhëheqësve...

Edward Snowden – Historia e njeriut që tronditi botën e survejimit

Karriera e hershme Edward Joseph Snowden lindi më 21 qershor 1983 në Elizabeth City, North Carolina, SHBA. Ai u rrit në një familje me lidhje...

Çfarë është impianti bërthamor në Fordow, vetëm një bombë amerikane mund ta shkatërrojë

Goditja e Izraelit në vendin kryesor të pasurimit të uraniumit të Iranit në Natanz të premten shkatërroi pjesën mbitokësore të impiantit dhe besohet se...

Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është nominuar për Çmimin Nobel për Paqen të këtij viti nga Pakistani, për “ndërhyrjen e tij vendimtare diplomatike” në...

Lajme të tjera

Web TV