“House of Zana”/ E akuzuan për kopjim, shqiptarja në Angli fiton gjyqin kundër “ZARA”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jo pak herë emra shqiptarësh kanë bërë “jehonë” në fushën e modës, përetj kufijve. Këtë herë ka qenë Amber Kotrri që ka rrëmbyer vëmendjen.

Shqiptarja është pronarja e një butiku të vogël, të quajtur “House of Zana” në Darlington, në Mbretërinë e Bashkuar, të cilin gjiganti i modës “Zara” e ka akuzuar për kopjim. Mirëpo, pas një beteje të gjatë ligjore, Kotorri ka shkruar se është më e lumtura në botë që arriti ta fitonte.

ZARA pretendoi se klientët do të ngatërronin emrin e firmës së tyre me “House of Zana”, ndaj ata ngritën padi për ta mbyllur biznesin me këtë emër.  Ata besonin se ekziston rreziku se “konsumatorët mund të lexojnë gabimisht, të dëgjojnë gabimisht, të shqiptojnë gabimisht dhe/ose ta perceptojnë ndryshe House of Zana si ZARA” dhe se emri i markës “zbeh veçorinë dhe reputacionin e markës ZARA”. Ata kërkuan që të hiqen të gjitha markat dhe të ndryshohet emri “House of Zana”, diçka për të cilën është punuar prej vitesh nga vetë shqiptarja Amber Kotrri.

U akuzua për kopjim, nusja shqiptare fiton betejën ligjore me kompaninë Zara

Por gjykatësit vendosën se lidhja ishte shumë e parëndësishme dhe nuk kishte kopjim. Mamaja e tre fëmijëve, zonja Kotrri thotë se marrëveshja me avokatët i ka kushtuar kohë të humbur me fëmijët e saj. Ajo tha se gjykimi ishte një peshë e rëndë e hequr nga supet.

“Nuk mund t’u thosha fëmijëve të mi se e mbylla biznesin tim sepse më tha dikush më i fuqishëm se unë”, ka thënë Kotrri, duke dëshmuar edhe një herë se po, shqiptarët e talentuar, punëtorë dhe ambiciozë, mund t’ia dalin kudo.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV