Ukraina ngre alarmin, dëmtohen magazinat me material radioaktiv në centralin më të madh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i firmës shtetërore të energjisë bërthamore të Ukrainës paralajmëroi për rreziqet shumë të larta të bombardimeve në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia në jug të pushtuar nga Rusia dhe tha se ishte jetike që Kievi të rimarrë kontrollin mbi objektin në kohë për dimër.

Shefi i Energoatom, Petro Kotin, i tha Reuters në një intervistë se bombardimet ruse të javës së kaluar kishin dëmtuar tre linja që lidhin uzinën e Zaporizhzhia me rrjetin ukrainas dhe se Rusia dëshironte të lidhë objektin me rrjetin e saj.

Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardimin e centralit të madh bërthamor – më i madhi në Evropë – që shtrihet në territorin e kontrolluar nga Rusia, ditët e fundit.

Disa nga bombardimet ranë pranë objekteve të magazinimit për karburantin e shpenzuar, një zonë që ka 174 kontejnerë me material shumë radioaktiv, tha Kotin, duke paralajmëruar për rreziqet e goditjes së tyre.

“Ky është materiali më radioaktiv në të gjithë termocentralet bërthamore. Kjo do nënkupton shpërndarjen e saj rreth këtij vendi dhe më pas do të kemi si një re rrezatimi dhe pastaj moti do të vendosë… në cilin drejtim shkon reja”, tha ai.

“Rreziku është shumë i lartë”, shtoi Kotin.

Kotin tha se Rusia dëshironte të lidhë centralin me rrjetin e saj, një proces teknikisht i vështirë që kërkon që objekti të shkëputet nga sistemi ukrainas përpara se të lidhet gradualisht me atë rus.

Të fundit

Parlamentaret në Kosovë/ Futen në sherr serbët, akuza njeri-tjetrit për blerje votash

Fushata zgjedhore në Kosovë ka ndezur përplasje edhe mes vetë komunitetit serb atje. Akuza të shumta po lëshojnë pjesëtarë të...

Monitoruesi Europian i Klimës: Janari i këtij viti, më i ngrohti në histori

Muaji i kaluar ishte janari më i nxehtë në histori, tha monitoruesi evropian i klimës më 6 shkurt. Temperaturat e larta u regjistruan pavarësisht...

Seanca në GJKKO, Nuredin Dumani nxjerr emrin e një tjetër oficeri policie

Po dëshmon sot në GJKKO i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani. Gjatë procesit që po vazhdon me dyer të mbyllura Nuredin Dumani ka nxjerrë emrin...

Tirana do të presë Kongresin Botëror të Ligjit, Rama: Trofe i Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një video-mesazhi në Facebook, foli rreth vizitës së tij në Spanjë në kuadër të pjesëmarrjes në “Espanol Universal Award”. Shqipëria është...

Trump do dëbojë emigrantët e paligjshëm, aktivisti në SHBA: Ka ardhur me dorë të hekurt

Humb jetën një 70-vjeçar në Ersekë. Policia bën me dije se rreth orës 14:30, në bllokun nr. 4, Ersekë, dyshohet se aksidentalisht, duke punuar në...

Lajme të tjera

Web TV