Dosjet e sigurimit të shtetit, Balla: Në shtator do bëjmë ndryshime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla shprehet se në shtator do të miratohen të gjitha ndryshimet për të rishikuar certifikatën e pastërtisë, pas debateve për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Në një postim në rrjetet sociale, Taulant Balla shkruan se është bërë e domosdoshme ndërhyrja ligjore për të rishikuar certifikatën e pastërtisë të të gjithë atyre që janë bërë pjesë e politikës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balla deklaron se Kuvendi i Shqipërisë gjithashtu do të duhet të adresojë edhe çështjen e “non gratave”.

Pra ‘sulmon’ edhe pse pa i përmendur me emra, Ilir Metën dhe Sali Berishën. Ky i fundit është shpallur prej një viti tashmë, “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ndërsa Meta, u aludua se ishte pjesë e ish-sigurimit të shtetit, por ky pretendim u hodh poshtë nga vetë “i spiunuari”. Megjithatë që atëherë, PS ka paralajmëruar “lustracionin” në politikë, por edhe vetë kryeministri Rama tha se puna për ta do të nisë në shtator. Ndërsa kërkoi edhe mbëstetjen e partive të tjera në Kuvend.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Ngjitja e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, një shërbimi sekret terrori, në të gjitha majat e piramidës shtetërore, ka bërë të domosdoshëm miratimin sa më parë nga Kuvendi i Shqipërisë, në sesionin e ri që nis në shtator, të ndërhyrjeve ligjore që janë depozituar tashmë sipas propozimit të Autoritetit të Dosjeve, për të rishikuar çertifikatën e pastërtisë të kujtdo që ka hyrë në politikë me përgjues në trup, si shërbëtor i Sigurimit të Shtetit. Kuvendi i Shqipërisë do të duhet të adresojë gjatë sesionit të ri edhe situatën e papranueshme dhe absurde prej një viti se si një sekretar partie i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij. Ne nuk ia drejtojmë dot bishtin as non gratës as bashkëpunetorëve, por ne nuk mund dhe nuk duhet të lejojmë të keqen të vazhdojë të bëjë moral me shpresën se do të hajë kokën e vet, madje absurdi të shkojë deri aty sa këta lloj të bërtasin për drejtësi, kur janë vetë ata që kanë hesapet më të mëdha me drejtësinë dhe Shqipërinë.

Të fundit

Çfarë po thur Vuçiç me rusët? Presidenti serb takon “njeriun e Putinit”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takua me ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Boçan Kharçenko, menjëherë pasi emëroi kandidatin për...

Parajsa tokësore e ndaluar për njerëzit/ Ky është ishulli i banuar vetëm nga gjarpërinjtë

A do të shkonit me pushime në një ishull tropikal të mrekullueshëm, të pabanuar, një parajsë e vërtetë tokësore, nëse do t'ju thoshin se...

Bëhet virale një video e Laertit, ku e kërc*non Gjestin: Do të vij në mes të Prishtinës..

Laert Vasili dhe Gjesti janë përfshirë në debate të ashpra këto ditë në shtëpinë e Big Brother. Ka qenë aktori që ka lidhur një moment...

SPAK është fitues përballë Veliajt, në betejën për manipulimin e opinionit publik

Mero Baze Ka një përpjekje për të konsideruar si krim përpjekjen e Erion Veliajt nga qelia e burgut për të ndikuar në media, dhe kjo...

Çfarë ndodhi? Dalina Buzi ‘shpërthen’ndaj Arbana Osmanit: Boll më, ka 3 vite që…

Pasi Arbana Osmani shpalli përmes një monologu në Tv Klan se ishte “lodhja” ajo që e largoi nga drejtimi i Big Brother VIP, rrjeti...

Lajme të tjera

Web TV