Turqia dërgon anije shpimi në Detin Mesdhe/ Erdogan i prerë: Do marrim atë që na takon!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ankaraja nuk heq dorë nga kërkimet për naftë e gaz në Mesdhe. Pas dy vjetësh ndërprerjeje Turqia dërgon një anije shpimi për gaz në lindje të Mesdheut. Për presidentin Erdogan kjo është kaq e rëndësishme sa që ai udhëtoi enkas në Mersin në jug të Turqisë për të qenë i pranishëm.

“Abdylhamid Han” do të kërkojë për gaz, derisa të gjejë, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan gjatë inaugurimit të anijes së re të shpimit në portin e Merinit. Ne do të marrim “atë që na takon”. Anija “Abdylhamid Han” fillimisht do të niset për në rajonin Iskenderun, tha ai. Zona e parashikuar për shpime ndodhet në veri të Qipros jo larg territoreve, për të cilat Turqia grindet me Greqinë dhe Qipron.

Erdogan duke deklaruar, se Turqia ka të drejtën të kërkojë për gaz në territoret që i ka të vetat: “Ne nuk kemi nevojë të marrim leje nga ndokush.”

Anija “Abdylhamid Han”, sipas tij, është një “Simbol për vizionin e ri të Turqisë në sektorin e energjetikës”, tha Erdogan në Mersin. Sipas mediave turke anija e emërtuar sipas njërit prej sulltanëve osmanë fillimisht do të kërkojë për gaz deri më 7 shtator.

Grindje e vazhdueshme mes fqinjëve në lindje të Mesdheut Konflikti për rezervat e gazit rëndon prej vitesh ndër të tjera marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë. Më 2020 të dy vendet për pak sa nuk u përplasën ushtarakisht, kur anija turke e shpimeve “Oruc Reis” nën eskortimin e anijeve luftarake ndërmori udhëtimet në kërkim të burimeve të gazit në jug të ishullit Rhodos. Marina greke u mobilizua. Vetëm pas largimit të “Oruc Reis” nga territoret e diskutueshme gjendja u qetësua.

Lexo edhe :  Deputetja e PD porosit Berishën/ Ka ardhur koha t’i bësh një të mirë të fundit PD-së!

Greqia akuzon Turqinë, se po kryen hulumtime në mënyrë tërësisht ilegale. Qeveria në Ankara i hedh poshtë akuzat dhe mbron pozicionin, se kërkimi i gazit është konform ligjit, pasi ujërat ku operohet shtrihen në harkun tokësor turk. Si Greqia dhe Qiproja si vende anëtare të BE-së, ashtu edhe Turqia kanë pretendime ndaj rezervave të gazit të zbuluara në tabanin e detit në lindje të Mesdheut.

Të fundit

“Duhet të dorëhiqet”, Bejko: PD është kthyer në tempullin e Berishës

Analisti Roland Bejko, i ftuar në një emision televiziv, u shpreh se Sali Berisha e ka zaptuar Partinë Demokratike. Ai...

Mbi 1.4 milionë besimtarë myslimanë nisin pelegrinazhin e Haxhit në Mekë

Besimtarët myslimanë nga e gjithë bota kanë filluar pelegrinazhin e Haxhit, një nga pesë shtyllat themelore të fesë islame. Më shumë se 1.4 milionë...

Parashikimi i motit, 5 Qershor 2025

Shqipëria pritet të përjetojë një ditë të ngrohtë dhe kryesisht të kthjellët, me temperatura që variojnë nga 25°C deri në 29°C në pjesën më...

Horoskopi ditor, 5 Qershor 2025

Dashi Do keni shume ulje dhe ngritje gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Here do mërziteni dhe here do buzëqeshni. Beqaret fale shume...

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të fuqishme të OpenAI, kanë demonstruar...

Lajme të tjera

Web TV