Kur rruga e pushtetit kërkohet me anë të destabilizimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

E ndodhur në mesin e vatrës së krizës financiare evropiane si pasojë e luftës në Ukrainë, në afërsi të baraslarguar nga Athina dhe Roma që duket se po e ndjejnë më rëndë këtë krizë, pakkush mund të mendojë se ekonomia shqiptare do të jetë e pandjeshme ndaj kësaj interference që ka prishur busullat e financës botërore. Optimizmi se ne kemi tjetër dinamikë zhvillimi dhe se kriza botërore energjitike nuk na përvëlon si djegie e shkallës së tretë prej burimeve hidrokarbure që zotërojmë, sidoqoftë nuk mund të kalojë me indiferentizëm në mjediset politiko-financiare të Tiranës. As fakti se të gjitha vendet e hapësirës së BE-së po djejnë lëkundje sizmike në politikën e tyre financiare, të gjitha këto në Shqipëri nuk mund të përcillen si një kuriozitet se si do të vejë fati i kavalierit.

A mund të trajtohet kriza botërore si kuriozitet, që pak ka të bëjë me ne dhe ku shqiptarët do të jenë veç spektatorë të saj? Në 30 vjet jemi mësuar që “kriza” si koncept terminologjik të kuptohet si thjesht “politike” dhe derivatet e tjera të jenë variacione të të njëjtës gjë. Sigurisht që kriza “tradicionale’ politike as është mbyllur dhe as është ezauruar që të merremi eskluzivisht vetëm me ketë krizën tjetër, “të jashtmen”, atë financiare. Por shembja strukturore e grehinës politike në botë si rezultat i goditjes së beftë të krizës financiare dhe pasojat që po sjell në ekonomi dhe nivelin e jetesës së vendeve më të zhvilluara, nuk na jep luksin të humbet kohë në masat preventive nga lojrat e politikës. Në të kundërt, jo vetëm që s do ti shpëtojmë goditjes, por në kushtet e një ekonomie që është ende jashtë strukturës ekonomike evropiane, nuk do të ketë asnjë parametër se sa e thellë do të jetë plaga e shkaktuar në ekonomi. Trauma do të përplaset tek qytetari i cili përballë krizës do ndihet i braktisur nga të gjithë, nga bankat, nga shteti dhe poltikanë të çdo ngjyre. Ndërsa krizat në Shqipëri, si ato të brendshme ashtu dhe të induktuara prej situatës ndërkombëtare, politika i shfrytëzon më së shumti për betejat elektorale dhe jo për të gjetur zgjidhje reale të tyre, duhet të llogarizim fatura edhe për kostot shtesë të krizës që mund të hapë politika. Pasi nëse kriza është sebepi për të nxitur protestë, kur qëllimi mbetet arritja e pushtetit dhe jo zgjidhja e problemit, atëhere dëmi kolateral është më i madh se vetë efekti i krizës. Ne si vend jemi mësuar të harxhojmë energjitë në çështje të pavlera e ti përkushtohemi pak asaj që i shërben të mirës së përgjithshme, ndaj përsëritja e së njëjtave skema nga ana e politikës është bërë tashmë e lodhshme. Është shumë i pavlerë ndryshimi i një kaste kur të përdëllyerit për pushtet as nuk vlejnë për ti gjetur zgjidhje situatave por përkundrazi, do e rëndojnë më shumë. Për më tepër kur janë të njëjtët personazhë të konsumuar e të mbetur në arkaizmin politik të kohës së tyre.

Lexo edhe :  Si do të shpërndahen pasuritë e sekuestruara zyrtarëve të lartë?

Në një kohë krize, më e besueshme do të ish një opozitë që ofron ndihmë për të kapërcyer sutuatën, që madje mund të ftojë maxhorancën që për të shmangur efektet e krizës rrotull nesh, të përgatisë në bashkëpunim me opozitën një paketë masash parapritëse për të mos u detyruar të shkohet tek masa shtrënguese ekonomike, çka do të hiqte peshën e vendimeve të vështira për shkak të efekteve elektorale. Një opozitë e këtij standarti do të ish krejt ndryshe dhe që padyshim mund të japë besim. Por jo më e njëjta mënyrë e vjetër e politikës së hienave ku rruga e pushtetit kërkohet me anë të destabilizimit dhe jo me anë të besimit. A ka ardhur koha që të nxirret mësim nga kriza që ka përfshirë fqinjët apo do mbetemi të kënaqur sa kohë që flaka nuk ka rënë ende në fshatin tonë por në qytetet rrotull nesh? Politikat populiste tashmë Evropa i provoi dhe rezultuan një dështim kur u përballën me qeverisjen. Të gjitha këto, si kriza pra, dhe elementët e amatorizmit në politikë e qeverisje, veç rriten kostot e krizës dhe faturat e rënies ekonomike. Ndërsa qytetarët dyfish të pakënaqur nga nag ky realitet që ua servirën të ndryshëm. Ka shuma çka mund të mësojmë nga realitetet dhe pasojat që kanë kanë kaluar të tjerët, padyshim çdo vet ka rrjedhat e veta, por pse na duhet të bëjmë eksperimente me veten dhe vendin kur ato kanë rezultuar dështim diku tjetër. Energjitë e harxhuara më kot dhe zhgënjimi i deritanishëm është një kalvar i lodhshëm dhe që i duhet dhënë fund.

Të fundit

A duhet të ndalosh së fjeturi me fëmijët e vegjël?

Ka shumë diskutime rreth kësaj teme, e cila në fokus vendos prindërimin e secilit kur sjell në jetë një...

Asociacioni, Kurti bën paralajmërimin e fortë nga Berlini

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në eventin e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD – partia në pushtet e kancelarit Olaf Scholz...

Dyfishimi i çmimeve të apartamenteve, ekspertët:Rritje artificiale, “qielli” është limiti

Çmimet e apartamenteve në Tiranë si dhe në zonat bregdetare vijojnë të njohin shtrenjtim. Gjatë muajve të parë të 2024, në zonat periferike të...

Rreziku që sjell tatimi te profesionet e lira

Vitet e fundit tregu i shërbimeve IT në Shqipëri për të vetëpunësuarit që ofrojnë shërbime ndaj të tretëve është zgjeruar për shkak të konkurrueshmërisë...

“Pranvera nuk ndalet”, çfarë po paralajmëron kreu i PL-së Meta?

Kreu  i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shpërndarë në rrjetet sociale një fotografi të piktorit Avni Delvina. Në foton e piktorit Delvina thuhet se...

Lajme të tjera

Web TV