“La Casa de Papel” në Itali/ Tentuan grabitjen e bankës, por ngecën në tunelin që hapën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skenari i “Casa de Papel” është tentuar të vihet në jetë nga 4 grabitës në Romë të Italisë.

Katër persona ngecën nën tokë ndërsa po gërmonin një tunel në Via Innocenzo XI të Romëd, në përpjekje për të grabtur një bankë në kryeqytet. Tre prej tyre u shpëtuan dhe u ndaluan nga karabinierët, ndërsa i katërti është ende i bllokuar, në rreth 5 metra thellësi.

Romë, "Banda del buco" ngec në gjysmë të rrugës

Nuk është ende e konfirmuar pse personat e ndaluar po hapnin tunelin, por një nga hipotezat që po qarkullon në mediat italiane dhe që është njëherësh pistë hetimi e policisë italiane, është se në këtë mënyrë donin të arrinin në një kasafortë bankare, rreth 300 metra larg vendit ku kanë nisur gërmimet.

Romë, "Banda del buco" ngec në gjysmë të rrugës

Kanë qenë tre të shpëtuarit që kanë kërkuar ndihmë kur në një moment të caktuar galeria ka filluar të shembet.

Romë, "Banda del buco" ngec në gjysmë të rrugës

Zjarrfikësit, me ndihmën e specialistëve të Saf, Usar dhe “Carro Crolli”, prej disa orësh vijojnë për të rikuperuar personin e katërt të ngecur nën tokë.

 

Të fundit

Viti i ri shkollor/ Rama: Nis shpërndarja e teksteve falas për 236 mijë nxënës

Nisjen sot të shpërndarjes së librave shkollorë FALAS për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin, një mbështetje e...

Aksident fatal në Sarandë/ Dalin fotot e dy motrave që humbën jetën

Del fotot e dy motrave që humbën jetën në aksident mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë – Delvinë. Si pasojë kanë humbur jetën dy motrat...

Vdekja si zile zgjimi

Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publike, tema e vdekjes është në mendje të gjithkujt. Ai është dënimi i parë...

1945: Vrasja e Xhon Bërç, viktima e parë e Luftës së Ftohtë

Në gusht të vitit 1945, bota sapo kishte hyrë në një fazë të re historike. Lufta e Dytë Botërore kishte marrë fund pas dorëzimit...

Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në disa zona/ Parashikimi i motit sot

Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e...

Lajme të tjera

Web TV