Shpërthime të fuqishme në një bazë ushtarake pranë aeroportit në Bjellorusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa shpërthime janë raportuar në një zonë në Bjellorusi që gjendet pranë një aeroporti ushtarak. Ky aeroport, sipas autoriteteve ukrainase është përdorur nga forcat ajrore ruse për të sulmuar territorin e Ukrainës.

Kanalet në Telegram Belaruski Hayun dhe Flagshtok cituan dëshmitarë të kenë thënë se gjatë natës janë dëgjuar të paktën tetë shpërthime, por edhe janë parë shkreptima në afërsi të aeroportit ushtarak, Ziabrauka, që gjendet në juglindje të rajonit Homel.

Ministria e Mbrojtjes së Bjellorusisë tha se në orën 23:00 më 10 gusht, motori i një makine ushtarake u përfshi nga zjarri dhe se “masat për të shuar zjarrin janë duke u ndërmarrë”. Në deklaratën e kësaj ministrie u shtua se nuk raportohet për viktima.

Incidenti vjen pak ditë pas një serie shpërthimesh në bazën ajrore ruse në gadishullin ukrainas të Krimesë, ku janë shkatërruar të paktën nëntë avionë luftarakë rusë.

Kievi nuk ka marrë përgjegjësinë për këto shpërthime, ndërkaq Rusia ka mohuar se baza Saki në Krime është sulmuar, por ka thënë se shpërthimet janë shkaktuar për shkak të shkeljes së rregullave kundër zjarrit.

 

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se baza Ziabrauka në Bjellorusi është përdorur nga forcat ruse në pushtimin e Ukrainës, që Moska nisi më 24 shkurt.

Muajin e kaluar, ushtria ukrainase tha se Rusia kishte vendosur sistemet e raketave S-400 dhe Iskander-M në aeroportin bjellorus dhe po i përdor ato për të sulmuar Ukrainën.

Të fundit

SPAK kërkon 17 vite burg për Islam Sefën, trafikoi 3.3 milionë euro drogë në Gjermani

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar dënimin me 17 vite burg për Islam Sefën,...

Ngërçi politik, Presidentja Osmani do të ftojë partitë politike në një takim

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë hapin e parë në lidhje me organizimin e një takimi gjithëpërfshirës për t’i dhënë zgjidhje ngërçit politik. Anëtarë të...

U godit me thikë në zemër nga bashkatdhetarët, kush është 35-vjeçari që humbi jetën!

Dy të rinj shqiptarë, të moshës 17 dhe 19 vjeç, janë arrestuar nga policia italiane si të akuzuar për vrasjen e bashkëkombësit të tyre...

Mesazhi i Ambasadës së SHBA-ve për qytetarët shqiptarë, dy ditë para zgjedhjeve

Teksa na ndajnë vetëm dy ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka publikuar në rrjetin social Facebook një...

Policia merr ne ruajtje objektet zgjedhore, mbi 5000 efektivë dhe automjete të angazhuar!

Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash me qëllim mbarëvajtjen e procesit zgjedhor më 11 maj. Në total do të angazhohen 5316 punonjës policie...

Lajme të tjera

Web TV