Superliga e Afrikës/ Krijohet kompeticioni më i ri në afrikë i cili nis në vitin 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Europë u refuzua dhe u kthye në objekt betejash edhe ligjore. Superliga ka rrezikuar të përçajë futbollin europian para se një kryengritje e tifozëve ta ndalte në hapat e parë.

Por nëse në Europë ideja mbetet një temë përçarëse, në Afrikë lind nën dritën e diellit. Atij të Tanzanisë, kur të mërkurën është prezantuar zyrtarisht “African Super League” me rastin e kongresit të 44-t të CAF, federata e kontinentit.

Superliga nuk do të zëvendësojë Champions-in dhe Confederations Cup (kupa e dytë afrikane), por do të ecë paralelisht me dy manifestimet dhe do të nisë në sezonin 2023/24 (në gusht me saktësi).

Do të marrin pjesë 24 skuadra të ndara në tre grupe me nga tetë ekipe secili të ndarë në baza krahinore (Veri, Qendër-Perëndim, Jug-Lindje) që do të kualifikojnë pesë të parat plus të gjashtën më të mirë në 1/8-at. Të gjitha ekipet e regjistruara do të kenë detyrimin të kenë një sektor të rinjsh dhe një skuadër femrash.

Kompeticioni është një ide e Gianni Infantino, president i FIFA-s, nëntorin e kaluar dhe duhet të garantojë në përgjithësi të ardhura prej 200 milionë eurosh në sezon.

“Jemi mbytur nga sponsorë dhe investues. Super League ka një potencial të madh dhe do të mund ta ngrejë futbollin afrikan duke e bërë akoma më të fuqishëm”, ka thënë Patrice Motsepe, presidenti i CAF.

Ja lista e skuadrave pjesëmarrëse: Al Ahly, Zamalek, Pyramid dhe Al Masry (Egjipt);

Lexo edhe :  Gol në shtatë kompeticione të ndryshme, Kylian Mbappe shkruan historinë tek Reali

Wydad, Raja Athletic dhe Berkane (Marok);

Esperance, Etoil Sportive Du Sahel (Tunizi);

Orlando Pirates, Kaizer Chiefs, Mamelodi Sundowns (Afrikë e Jugut);

Kabyile, Belouzidad, Setif (Algjeri); Mazembe (Rd Kongo); Horoya (Guinea);

Enyimba (Nigeri);

Petro de Luanda (Angola);

Simba (Tanzania);

Hearts of Oak (Gana);

Al Hilal(Sudan);

Asec Mimosas (Bregu i Filidishtë);

Coton Sport Garoua (Kamerun).

Të fundit

Itali, babë e bir humbin jetën brenda pak orësh! Detaje nga familja e famshme

Familja e njohur në Modena, pronarë të Hotel del Corso, janë përballur me një tragjedi të dyfishtë. Djali i...

Dorëhiqet kreu i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani

Jep dorëheqjen kreu i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani. Mësohet se dorëheqja i është dorëzuar një ditë më parë ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha,...

Rusia sulmon Ukrainën perëndimore, alarmohet Polonia

Moska shënjestroi Ukrainën me një rekord prej 728 dronësh, vetëm disa orë pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u zotua të dërgonte më shumë...

GJKKO zgjat afatin e paraburgimit për Laert Haxhiun

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të zgjatur me tre muaj afatin e paraburgimit ndaj Laert Haxhiut, i dyshuar si kreu...

Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, prishet ndërtesa 2-katëshe

Në Theth vijon aksioni për për shembjen e ndërtimeve pa leje. Pasditen e sotme është prishur një objekt 2-katësh, i ndërtuar pa leje në këtë...

Lajme të tjera

Web TV