Do shkoni në plazh? Moti mund t’ju prishë planet, ja si parashikohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria karakterizohet nga temperatura jo shumë të larta gjatë këtyre ditëve për shkak të masave ajrore të freskëta që vijnë nga veriu, duke bërë që të jetë një periudhë ideale për plazh, por duket se nuk do të vijohet edhe gjatë kështu.

Mësohet se duke filluar nga pasditja e së premtes deri në dielën në mbrëmje, në zona të ndryshme të vendit do të vërehen reshje të moderuara shiu. Kështu, sot që prej orës 15:00 deri në mbrëmje priten reshje në pjesën më të madhe të vendit përveç veriut. Në zona të caktuara, reshjet do të shoqërohen edhe me rrufe.

Sipas Meteoalb, zona me reshjet më të dendura pritet pjesa malore mes Vlorës dhe Tepelenës, ndërkohë që gjatë bregut, duke filluar nga Velipoja deri në Ksamil, reshjet priten të jenë me intensitet shumë të ulët, raporton abcnews.al.

Situata pritet të përmirësohet disi gjatë orëve të vona të mbrëmjes, ndërkohë që e shtuna do të nisë po ashtu me reshje, por kësaj radhe kryesisht në zonën Perëndimore të vendit duke përfshirë të gjithë bregun.

Moti pritet të përmirësohet ndjeshëm vetëm duke filluar nga orët e para të ditës së hënë, ndërkohë që temperaturat priten të freskëta.

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV