“Edhe 30 centimetër ujë”/ I nxehti than një nga lumenjtë kryesorë të Evropës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet gjermane po përgatiten për ndërprerje të tjera në transportin e mallrave për shkak të rënies së nivelit të lumit të Rinit, që tashmë ka arritur në pikën kritike.

Instituti Federal i Hidrologjisë (BfG) ka parashikuar se niveli i ujit në lumin Rhine do të vazhdojë të bjerë deri në fillim të javës së ardhshme.

Kapiteni Andre Kimpel  ka ngritur shqetësimin se niveli i ujit në lumin Rhine ka rënë ndjeshëm ditët e fundit.

Disa shërbime tragetesh rreth qytetit Kaub janë detyruar të ndërpresin punën.

“Nuk është shaka,” thotë ai ndërsa lundron në ujin që shkëlqen në rrezet e diellit të verës. “Ne kemi 1.5 metra ujë dhe varka jonë është 1.20 metra e thellë. Pra, kemi 30 centimetra ujë të mbetur poshtë nesh.”

Në Gjermani, midis Këlnit dhe Mainzit, niveli u ujit është aq i ulët sa që asnjë anije nuk ka mundur të kalojë.

Probleme të transport janë hasur edhe në tre portet e Bazelit në Zvicër, në Muttenz, Birsfelden dhe Kleinhüningen. Të vetmet anije që janë lejuar të lundrojnë, tashmë mbajnë një të tretën deri në një të katërtën e ngarkesës maskimale të pranueshme.

Mallrat që importohen nga lumi janë në rënie tashmë, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se situata do të rrisë koston e transportit dhe si rrjedhojë rritjen e çmimeve të mallrave.

Të fundit

Vrau gruan shqiptare në sy të 4 fëmijëve,, momenti kur 40-vjeçari mbërrin në gjykatë

40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nakoleci që vrau gruan e tij 36-vjeçare para syve të katër fëmijëve, u paraqit paraditen e...

“Duam rrugë”, banorët e disa fshatrave të Selenicës ngrihen në protestë

Banorët e disa fshatrave që i përkasin bashkisë se Selenicës pjesë e qarkut Vlorë janë ngritur mëngjesin e kësaj të diele në një protestë...

4 gusht 1991: Ukraina shpall pavarësinë e nga Bashkimi Sovjetik

Më 24 gusht 1991, në valën e ndryshimeve të mëdha politike që tronditën Evropën Lindore dhe të nxitur nga dështimi i grushtit të shtetit...

Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nga Kreshnik Spahiu Piloti i avionit njoftoi uljen drejt aeroportit të Tiranës dhe të gjithë pasagjerët lidhën rripat e sigurimit. Ishte një ditë me diell...

Festë mes bombave! Kharkiv sfidon Putinin: Ik nga Ukraina!

Për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus, tre vjet e gjysmë më parë, bashkia vendosi të rindezë ndriçimin publik dhe dekorimet...

Lajme të tjera

Web TV