Goal.com: S’ka garë për Topin e Artë, fituesi është përcaktuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me gjithë polemikat dhe kritikat që gjeneron, Topi i Artë mbetet çmimi individual më i rëndësishëm në futbollin botëror, por gara për ta fituar çmimin e vitit 2022, praktikisht ka përfunduar.

“France Football” njoftoi në mars se rregullat për votimin e Topit të Artë kanë ndryshuar. Më kryesorja është që çmimi do të bazohet në performancat gjatë një sezoni të vetëm, në vend të një viti kalendarik.

Kjo do të thotë se paraqitjet në Kupën e Botës 2022, turne që do të fillojë në nëntor, nuk do të merren parasysh këtë vit, pasi do të gjykohen kur të fillojë votimi për Topin e Artë të vitit 2023.

Rëndësia që kanë trofetë e fituar është zvogëluar gjithashtu, që do të thotë se çmimi duhet të pasqyrojë futbollistët më të mirë nga çdo sezon, në vend të atyre që ngrenë më shumë kupa.

Kandidatët për çmimin e vitit 2022 do të shpallen të premten, por sipas goal.com gjithçka është vendosur: e fiton Karim Benzema.

Nuk ka asnjë konkurrent që i afrohet francezit për sa i përket ndikimit në sezonin 2021-’22. Ka shënuar 48 gola dhe ka dhënë 15 asistime. Fitoi Champions League-n, La Liga-n, UEFA Nations League dhe Superkupën e Spanjës. Kushdo që nuk e voton sulmuesit e Realit, duhet të ketë një arsye shumë të fortë dhe josportive.

Rivali me statistikat më të mira, është Sadio Mane, më pas vjen Salah, i katërti Robert Lewandowski.

Të fundit

Shpërthen bombula e gazit në Vlorë, banesa shkrumbohet plotësisht

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në brendësi të zonës së Çoles, pjesë e...

Monument kombëtar lundrues në Francë/ Mbërrin në Durrës anija 81-vjeçare “Bel Espoir”

E njohur si anija e shpresës “Bel Espoir” është një skunë historike me vela, e cila nuk është vetëm një dëshmi e mjeshtërisë detare,...

Gjigandi sportiv në Gjermani shqyrton zhvendosjen e prodhimit në Kinë

Një nga tregtarët më të mëdhenj të mallrave sportive në botë, Intersport International, po konsideron zhvendosjen e një pjese të madhe të prodhimit të...

Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

Juristi Kreshnik Spahiu ka zbuluar arsyet që e çuan Sali Berishën të deklaronte sot se vrasjet e 21 Janarit ishin krimi shtetëror, por pa dashje. Në një...

Meta përballet me akuzat në SPAK, avokati i kreut të PL: S’ka prova për korrupsion

Avokati i ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ka reaguar për mediat pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku klientit...

Lajme të tjera

Web TV