Polici del jashtë kontrollit në spital, rreh infermierët dhe kyç dyert

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë ka sulmuar dhe rrahur infermieret në spitalin e Lamisë mbrëmjen e së enjtes. Shkak për këtë është bërë një pacient 44-vjeçar i Klinikës së Patologjisë, i cili është punonjës policie me shërbim në Drejtorinë e Policisë së Atikës.

44-vjeçari ka rrahur brutalisht një infermiere dhe e ka shkelmuar një tjetër në bark dhe këmbë, ndërsa kërcënon personelin e katit të 5-të të spitalit të Lamisë. Pak më herët ai kishte tentuar të mbyllte dyert e Klinikës, duke shkaktuar tmerr te infermierët dhe pacientët e tjerë .

Madje në këtë ngjarje ka ndërhyrë edhe ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris ka kontaktuar me dy infermierët në Lamia. Ministri u tha atyre se do t’i mbështesë plotësisht në betejën e tyre ligjore dhe se do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme.

Kronologjia e ngjarjes

Sipas lamiareport.gr , gjithçka nisi kur infermierët kujdestarë u njoftuan nga një pacient tjetër  se 44-vjeçari ndodhej në ballkon duke bërtitur dhe sharë. Ata vrapuan menjëherë për të parë se çfarë po ndodhte. Sapo 44-vjeçari i ka parë i ka sharë në mënyrë vulgare dhe i ka kërcënuar se do të djegë spitalin .

E hutuar, infermierja e parë e këshilloi të qetësohej dhe i kërkoi të dinte se çfarë po ndodhte. Përpara se gjërat të dilnin jashtë kontrollit, 44-vjeçari kërkoi që babait të tij të mjekohej, ndërsa vazhdonte të bërtiste dhe të shante. Me rekomandimin e infermieres që të mos bërtiste, ai u kthye dhe i hodhi në fytyrë dosjen me dokumentet dhe e kërcënoi se do t’i vriste të gjithë.

Lëvizja e tij e radhës ishte mbyllja e dyerve të Klinikës duke shkaktuar tmerr se çfarë mund t’u bënte pacientëve dhe të shtruarve të tjerë. Infermierja hapi menjëherë derën por ai e goditi me grusht në fytyrë, duke i rrëzuar maskën dhe duke thyer syzet që mbante. Më pas ai e hodhi poshtë dhe filloi ta godiste kudo që të mundte.

Lexo edhe :  “Më kërcënoi”, Presidenti i Malit të Zi kërkon shkarkimin e Nik Gjeloshajt

Edhe kolegu i saj që tentoi ta shpëtonte , u godit me dy shkelma në bark dhe në këmbë. Në momentin që sigurimi dhe policia mbërritën, 44-vjeçari kishte dalë në ballkon duke mbyllur dyert e ballkonit. Me shumë përpjekje, kolegët e tij të policisë, arritën ta nxjerrin jashtë dhe ta çojnë në Drejtori.

Arrestohet për lëndim trupor

Burri është arrestuar me akuzën e lëndimit trupor, keqtrajtimit verbal dhe prishjes së qetësisë. Infermieret fatkeqe shkuan në Urgjencë për t’u ekzaminuar, njëra madje është dashur të transportohet me ambulancë për shkak të sulmit të dhunshëm që ka marrë. Sipas vlerësimeve të para të kolegëve, ata janë relativisht mirë fizikisht, megjithëse tronditja që kanë pësuar ka qenë po aq e madhe. 44-vjeçari me kërkesë të të afërmve do t’i nënshtrohet një ekzaminimi psikiatrik. /

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV