“Një det me gola”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jemi në fundjavën e dytë të sezonit të ri futbollistik dhe në javën e parë të disa prej kampionateve kryesorë. Sot nis Serie A dhe LaLiga të cilat do na dhurojnë disa ndeshje prej ekipeve më të mira dhe më premtuese në këtë sezon të ri, si : Milan-Udinese, Lecce-Inter djhe Barcelona-Rayo Vallecano. Spektakli ka nisur!

Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:

“La Gazzetta dello Sport” hapet me fillimin e Serie A: “Një det me gola”. Një fillim si ky në kulmin e verës, 52 ditë futboll dhe më pas ndalesa për Kupën e Botës. Sot fillon një turne me milanezët në pole position me synim Scudetto-n e tyre të 20-të.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 13/08/2022

“Dëshira e çmendur” është titulli i “Corriere dello Sport”. Tifozët duket se kanë pritur për një kohë të gjatë rikthimin e Serie A pasi në Milano, Torino, Leçe, Salerno janë shitur 280 mijë bileta.Prima Pagina Corriere dello Sport 13/08/2022

“Tuttosport” hapet me bardhezinjtë: “Depay + Paredes: Juve, ja ku po vijmë“. Bardhezinjtë janë një hap larg marrëveshjes përfundimtare me sulmuesin holandez, i cili do të largohet nga Barça.Prima Pagina Tuttosport 13/08/2022

“Në momentin e fundit” ka shkruar e përditshmja madrilene “AS”. LaLiga pranon regjistrimin e të gjitha nënshkrimeve të Barçës, përveç Koundé. Ekipi katalanas përgatitet për ndeshjen e tyre hapëse në LaLiga ndaj Rayo Vallecano.Prima Pagina AS 13/08/2022

Prestigjozja “Marca” sot si rrallë here ia kushton titullin kryesor një lojtari blaugranas dhe shkruan: “Këpuca e Artë sfidon kampionin”. Dy sulmuesit qëndrorë më të mire në botë, Benzema dhe Lewandowski, do të përballen me njëri-tjetrin këtë vit në LaLiga.Prima Pagina Marca 13/08/2022

“Drita Jeshile” është titulli i katalanases “Mundo Deportivo”. Barça debuton sot në LaLiga me të gjitha nënshkrimet e regjistruara, përveç Koundé.Kopertina sportive të shtunën 13.08.2022

Lexo edhe :  Oferta marramendëse nga sheikët për Gjimshitin/ Atalanta merr vendimin për kapitenin

Edhe katalanasja tjetër “Sport” e mban fokusin tek Barça duke shkruajtur “Rroftë Liga e Iluzionit”. Barça e nis sezonin sonte kundër Rayos në Camp Nou me Lewandowski si yllin e madh.Prima Pagina Sport 13/08/2022

Në Britani, “Mirror Sport” nxjerr në pah Blutë dhe Djajtë e Kuq tashmë nën presion në Premier League. “Duke ndjerë nxehtësinë”, Tuchel paralajmëron Chelsean se nesër do të përballet me dhimbjen e fytit dhe me temperaturë 36 gradë. Nga ana tjetër Ten Hag u kërkon fansave të mos bëjnë panik, por pranon se do të shqetësohej edhe më shumë nëse nuk do t’i interesonte.Prima Pagina Mirror Sport 13/08/2022

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV