Pala greke shton sportelet! MEPJ: Është rënë dakord për zgjidhjen e situatës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pala greke ka vendosur të shtojë sportelet në pikën kufitare të Kakavijës pas radhës së gjatë të automjeteve të krijuar prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Tashmë po punohet me procedurë të përshpejtuar për automjetet që pritet të hyjnë në tokën shqiptare. Masat erdhën disa orë pas fluksit të lartë të automjeteve në kufi.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme, që tregon se është në kontakte të vazhdueshme me palën greke pas radhës së krijuar në Kakavijë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se pas kërkesës së palës shqiptare ndaj Ministrisë së Brendshme të Greqisë në pjesën greke nisi procedura e kalimit të përshpejtuar. Kjo gjë ka sjellë dhe përshpejtimin e procedurave.

Njoftimi:

Pas informacioneve për rradhët e shtuara të automjeteve në kalimin nga Greqia për në Shqipëri, në pikën doganore të Kakavijës, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se përmes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë dhe Ambasadës së Greqisë në Tiranë është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet greke, për zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës.

Pas kërkesës së palës shqiptare ndaj Ministrisë së Brendshme të Greqisë në pjesën greke nisi procedura e kalimit të përshpejtuar, një procedurë teknike që ka çuar në lehtësimin e lëvizjes. Ndërkohë autoritetet greke kanë marrë përsipër edhe shtimin e numrit të sporteleve. Në pikën doganoee ka mbërritue edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për qarkut për palën greke. Aktualisht, situata po shkon drejt normalizimit.

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV