Përshkallëzohen tensionet, 13 avionë kinezë fluturojnë mbi Tajvan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu siç kishte paralajmëruar Kina, vizita e Nensi Pelosit në Tajvan ka sjellë shumë tensione mes dy kombeve, ndërsa ushtria kineze ka filluar stërvitjet ushtarake pranë kombit ishullor.

Së fundmi, trembëdhjetë avionë të forcave ajrore kineze shkelën hapësirën ajrore të ngushticës së Tajvanit, tha më 13 gusht, ministria e Mbrojtjes e Tajvanit.

Një ditë më parë, Tajvani bëri të ditur se dhjetë avionë kinezë kaluan përgjatë ngushticës së ishullit.

Forcat ajrore të Kinës kanë fluturuar në mënyrë të përsëritur përtej linjës ndarëse ajrore gjatë javës së kaluar si pjesë e stërvitjeve ushtarake të organizuara pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi në ishullin e pretenduar nga Kina, vizitë të cilën Pekini e kundërshtoi ashpër.

Edhe Tajvani ka nisur stërvitjet e veta ushtarake të enjten.

Sakaq, Ministri i Jashtëm i Tajvanit tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se delegacionet ndërkombëtare janë “më se të mirëpritur” për të vizituar Taipein.

“Kushdo që dëshiron të vijë në Tajvan për të treguar mbështetjen e tij, është më se i mirëpritur të na vizitojë. Dhe kjo nuk duhet të ndalet nga Kina”, tha ai gjatë intervistës.

Kina ka thënë se Tajvani është pjesë e territorit të saj dhe se nuk do të tolerojë “veprimtaritë separatiste” në ishull, duke kërcënuar se do ta aneksoj me forcë nëse është e nevojshme.

 

 

 

 

 

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV