Vaqarri me shkollë të re, Veliaj: Ne jemi grupi që punojmë, të tjerët merren me llafe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, po inspekton ditë pas dite punimet në shkollat që hapen këtë shtator.

Sot Veliaj, inspektoi punën për shkollën e re “Bedri Llagami”, në Vaqarr, e cila do të jetë funksionale në semestrin e dytë shkollor, duke u bërë pjesë e paketës së 12 shkollave të reja që hapen këtë vit shkollor.

“Te shkolla “Bedri Llagami” po bëjmë vërtet një revolucion në Vaqarr. Revolucioni filloi që kur sollëm shërbimet e kopshtit dhe të çerdhes. Pastaj nga mundësia që na dha procesi i rindërtimit, lagjja e re në Vaqarr është populluar kryesisht me banorë që vërtet janë të ish-komunës Vaqarr, por të zonave më periferike e më të largëta. Atëherë argumenti ishte: Duke ardhur afër rrugës nacionale, duke qenë vetëm një stacion autobusi larg Kombinatit, duke i ruajtur gjithsesi tokat, ullishtet, pemëtarinë, blegtorinë që mund të kenë në këto zona të largëta, u jepet një shans, sidomos fëmijëve, jo vetëm që të jetojnë në një zonë shumë më afër civilizimit e urbanizimit, por sidomos me standarde në arsim”, deklaroi Veliaj.

Po ashtu Kryetari i Bashkisë së Tiranës, gjatë inspektimit  te punimeve replikoi me opozitën, pas disa akuzave prej tyre.

“Ne kemi 380 nxënës, por po e bëjmë shkollën për 600. Pra të rikuperojmë njëherë atë që jemi mangut nga e kaluara dhe të parashikojmë edhe për të ardhmen Në finale, llogjet dhe debatet i merr era! Pyetja është çfarë ngelet? Kjo shkollë do ngelet edhe kur mos të jemi ne. Ndaj, them që ne jemi ndarë në dy grupe: Grupi që punon dhe grupi që merret me llafe. Grupi që merret me llafe atë punë ka bërë tërë jetën. Ne që punojmë duhet të sigurohemi që lëmë pas një gjë që do i rezistojë kohës, do jetë më e bukur, më e madhe dhe më e fortë”, tha Veliaj.

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV