COVID-19/ Në 24 orët e fundit 459 raste të reja dhe një humbje jete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 24 orët e fuindit në Shqipëri janë regjistruar 459 raste të reja me Covid-19. Një qytetare ka humbur jetën si pasojë e virusit, ndërsa janë shëruar 241 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 314,812 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 25 pacientë dhe janë 3,421 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Njoftimi i MSH:

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1173 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 459 qytetarë, në këto bashki:
206 në Tiranë, 59 në Durrës, 37 në Fier, 23 në Lushnje, nga 15 qytetarë në Kavzjë, Berat, 14 në Vlorë, 7 në Divjakë, nga 6 qytetarë në Krujë, Vorë, Himarë, Gjirokastër, Tepelenë, 5 në Patos, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Kamëz, Bulqizë, Mallakastër, Delvinë, Sarandë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Shkodër, Dibër, nga 2 qytetarë në Lezhë, Shijak, Roskovec, Kolonjë, Dimal, Poliçan, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Skrapar.
Janë 3,421 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 25 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 73 vjeçe.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.
Janë shëruar 241 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 314,812 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 459
Të shëruar në 24 orë 241
Të shtruar në spitale 25
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1173

Testime totale 1,942,205
Raste pozitive 321,804
Raste të shëruara 314,812
Raste Aktive 3,421
Humbje jete 3,571

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,268
Fier 540
Durrës 359
Vlorë 306
Gjirokastër 207
Berat 155
Korçë 131
Shkodër 129
Elbasan 128
Lezhë 122
Dibër 42
Kukës 34

Të fundit

Pse Gjesti u largua nga banorët sapo në shtëpi u vendosën këngë greke?

Gjatë festës për ditëlindjen e aktorit Laert Vasili në “VIP Albania”, një moment ka tërhequr vëmendjen e publikut. Kur filloi...

Luftojnë 6 sëmundje, çfarë ndodh me trupin po të hani 3 hurma arabie çdo ditë

Ju mbase nuk dini disa fakte për hurmat e Arabisë, përveç faktit se janë shumë të shijshme dhe kanë shumë vlera ushqyese. Më poshtë po...

Aktorja tregon sfidën e jetës: Donin të më hiqnin nga puna se linda

Rozi Kostani është një aktore dhe regjisore e njohur dhe me një karrierë të pasur në fushën e artit. E ftuar në studion e...

Fshehu informacionet për COVID-19/ Gjykata amerikane dënon Kinën me 24 miliardë dollarë

Një gjykatës federal në Missouri e shpalli qeverinë kineze përgjegjëse për fshehjen e fillimit të pandemisë së COVID-19 dhe për grumbullimin e pajisjeve mbrojtëse....

Shtyhet Barça-Osansuna, ndahet tragjikisht nga jeta doktori i skuadrës së katalanasve

Ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunës në La Liga është anuluar pak minuta para fillimit të saj, pasi është mësuar për ndarjen e parakohshme nga...

Lajme të tjera

Web TV