Leku fut në sherr çiftet shqiptare, konfliktet financiare shkak për divorc

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk është aq shpesh e dëgjuar sa tradhtia, mirëpo në Shqipëri, paraja është një shkak gjithnjë e më shumë në rritje për divorc.

Duket si utopike, por fenomeni i tradhtisë financiare është i përhapur edhe në vendin tonë.

Siç shkruan Monitor, sipas avokates Margarita Kola, numri i çështjeve të çuara në divorc për shkak të konflikteve financiare, sidomos fshehjes së informacioneve, është rritur vitet e fundit.

Shkenda Lila, detektive, pohon për “Monitor” se pas tradhtisë, arsyeja e dytë e rasteve më të shpeshta viteve të fundit, janë për zbulim shpenzimesh nga partnerët kryesisht, që nuk kanë besim ose kanë indicie për pabesi financiare nga bashkëshortët.

Fshehja e informacioneve financiare mes një raporti mund të jetë një formë kontrolli, pasi një person kërkon të dominojë vendimet e marrëdhënies, duke fshehur informacionin kryesor.

Mund të jetë gjithashtu komunikim i dobët rreth parave, i ndërthurur me turpin e borxhit, duke gërryer besimin mes partnerëve.

Dhe sigurisht që mund të nxitet nga gënjeshtra të tjera: Varësia ndaj lojërave të fatit ose drogave është e vështirë për t’u zbuluar dhe asnjëra nuk është e lirë. Por gjithnjë e më shpesh, sipas Aljona Jonuzaj, psikoterapiste, e cila punon me çifte, paratë thjesht “largohen apo fshihen”.

Të gjithë e dinë tradhtinë fizike dhe emocionale, po ajo financiare? Ekziston gjithashtu: është një gënjeshtër për një partner ose bashkëshort për paratë. Mund të jetë fshehja e blerjeve, shpenzimeve ose borxheve, një hua sekrete, ose një llogari tjetër që gruaja/burri nuk e di.

E marrë në një këndvështrim në të gjithë shoqërinë shqiptare, për sociologen Marsida Simo, tradhtia financiare, ose pabesia financiare, është pasojë e disa faktorëve. Një tjetër arsye se pse ndodh pabesia financiare është prej faktit se çështja e parave në përgjithësi është e vështirë për t’u diskutuar, sidomos në fillimet e një marrëdhënie në çift. Më pas, gjërat bëhen edhe më të vështira derisa vijojnë me konflikte dhe mosmarrëveshje. Madje disa çifte zgjedhin mes palëve, se cili do të jetë menaxhuesi i të ardhurave dhe shpenzimeve.

Lexo edhe :  Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosovës?

 

 

Të fundit

Kufizohen kreditë për shtëpi! Më 1 korrik ndryshojnë ‘rregullat e lojës’ me bankat

Këtë të enjte ka hyrë zyrtarisht në fuqi vendimi i Bankës së Shqipërisë për të kufizuar kredinë që do...

Franca dhe Spanja përballen në gjysmëfinalen e dytë të Nations League,formacionet zyrtare

Spanja dhe Franca përballen sonte në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kombeve, për të siguruar biletën për finalen e madhe përballë Portugalisë. Do të...

Shtatori vjen me surpriza! Rama dhe Berisha bien dakord për Reformën Zgjedhore?

Maxhoranca dhe opozita dhanë sinjalet e para për ngritjen e një komisioni të posaçëm për reformën zgjedhore, me formimin e Parlamentit të ri në...

Aksident i rëndë në Burrel! Katër persona të plagosur, dy në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Burrel pasditen e sotme. Siç bëhet me dije katër persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve...

Takimi i shumëpritur ndodhi! Kancelari gjerman, në Shtëpinë e Bardhë me Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump ka pritur kancelarin gjerman, Friedrich Merz në Zyrën Ovale, raporton BBC. Kancelari gjerman e fillon fjalimin e tij duke falënderuar Trumpin...

Lajme të tjera

Web TV