‘Më dërgoi Zoti’, Këngëtari grek futet me makinë në parkingun e Gjykatës së Apelit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 34-vjeçar i identifikuar si Vassilis Gorgolitsa, i njohur si këngëtar dhe tekstshkrues në Greqi është arrestuar nga policia greke pasi u fut në parkingun e gjykatës së Apelit me makinën plot me 1.200.000 euro. Ndërsa 300.000 euro të tjera iu gjetën në shtëpi.

Sipas mediave greke, ai ishte dukshëm nën ndikimin e drogës. Në makinë u gjetën edhe një sasi kokaine rreth 200 gramë, rreth gjysmë kilogram kanabis të përpunuar, pilula XTC dhe MDMA. I pandehuri duke drejtuar një makinë ka hyrë në parkingun e mbyllur të Gjykatës së Apelit të Athinës dhe ka dalë vullnetarisht para rojes së policisë për t’u dorëzuar.

34-vjeçari nuk ka dhënë shpjegime të qarta, por me gjysmë fjalësh mësohet të ketë thënë: “Më ka dërguar Zoti. Kam bërë shumë gjëra dhe kam ardhur të dorëzohem.” Megjithatë policia i ka përqendruar hetimet tek origjina e parave, të cilat i mbante në një çantë udhëtimi dhe e kishte fshehur në shtëpinë e tij në Ilioupoli. Gjithashtu është mister nëse 34-vjeçari është anëtar i një rrjeti droge.

Të fundit

“Pretty Woman 2?” Richard Gere ka një kusht

Një vajzë nga rruga që  hyn në jetën e një të pasuri dhe i vjedh zemrën? Historia e “Pretty...

Makineri e specializuar për pastrimin e Liqenit të Shkodrës, Beci: Është në kohën e duhur

Liqeni i Shkodrës, nga dita e sotme, do të ketë për herë të parë një makineri të specializuar për pastrimin nga bimësia ujore. Kjo...

‘Fara e keqe që polli ndjesë pastë LSI-ja!’ Lapaj i përgjigjet Ramës

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, njëkohësisht edhe drejtues i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i është përgjigjur sot me një video-mesazh kryesocialistit Edi Rama,...

Sa e ndjeni mungesën e Veliajt në fushatë?Spiropali: Erioni, kontribut të spikatur në PS!

Drejtuesja politike e PS në Qarkun Tiranë, Elisa Spiropali, ka vlerësuar kontributin e kyebashkiakut Erion Veliaj, duke thënë se ka qenë i spikatur. E ftuar...

Francë/ Gjen thesarin miliona euro në kopsht, por shteti ia merr

Në një ngjarje të pazakontë që po bën jehonë në të gjithë Francën, një bujk 52-vjeçar nga Auvernia, Michel Dupont, zbuloi rastësisht një thesar...

Lajme të tjera

Web TV