Mediat britanike nuk ‘i ndahen’ shqiptarëve: Vijnë me jahte luksoze, zbulohet çmimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U bënë disa javë që kryesisht tabloidët, por edhe disa media britanike që në qendër te fokusit të tyre kanë kalimet joligjore nga Franca drejt Anglisë, duke e interpretuar si dështim të qeverisë aktuale britanike dhe si shembull marrin emigrantët shqiptarë që nuk vijnë nga një zonë lufte apo konflikti.

Madje së fundmi, Daily Mail i kushtoi edhe një reportazh Hasit, që sipas tyre po zbrazet, pasi djemtë ikin në Britani.

Sakaq, një investigim po ashtu në ‘Mail on Sunday’ ka zbuluar së fundmi se emigrantët shqiptarë kanë gjetur një rrugë tjetër për të shkuar në Angli, jo me kamion e gomone, por me jahte luksoze.

Duke u hequr si emigrant, një gazetar kontaktoi ‘bosët shqiptarë të krimit’, të cilët përdornin jahte luksoze për të kaluar emigrantë të paligjshëm përmes Kanalit Anglez.

Një trafikant i ofroi atij një vend në një jaht që largohej nga Belgjika këtë fundjavë për 17,000 £, ndërsa një tjetër tha se kishte vend ​​në një jaht që nisej nga afër Calais për 16,000 £.

Top Channel i referohet ‘Mail on Sunday’, e cila shkruan se një raport i fundit ushtarak tregon se katër në dhjetë emigrant që kalojnë në Kanalin Anglez gjatë kësaj vere, janë me prejardhje shqiptare.

Trafikantët e qenieve njerëzore po përdorin rrjetin social TikTok për të ‘joshur’ emigrantët që të shkojnë në ishull me jahte luksoze dhe mos të rrezikojnë jetën me varka e gomone.

Detektivët në Holandë thonë se kanë pikasur trafikantët të cilët synojnë Britaninë me jahtet luksoze përgjatë një shtrirje prej më shumë se 100 miljesh të vijës bregdetare holandeze nga Vlissingen në jug deri në Den Helder në veri.

Lexo edhe :  I thanë nuk do të bëhesh kurrë shefe, ajo u kthye dhe e bleu të gjithë kompaninë

Javën e shkuar janë identifikuar tre trafikantë, të cilët përdorin rrjetin social TikTok për të gjetur emigrant të cilët duan të shkojnë në Britani me jaht, duke kaluar nga porti i Francës, Belgjikës dhe Holandës.

Një nga trafikantët postoi foto të anijeve luksoze, ndërsa e reklamonte “rrugën e sigurt” në shqip ‘udhëtim në Angli çdo dy ditë’.

Mail on Sunday shkruan në fund të artikullit se dyshohet që emigrantët shqiptarë të trafikuar në Britaninë e Madhe, janë të të detyruar të punojnë si ‘skllevër’ për kriminelët e organizuar.

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV