U gjet në rrugë nga kalimtarët në Kuçovë, 46-vjeçari u qëllua nga fqinji

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i djeshëm me armë në lagjen “1 Maji” në Kuçovë, ku mbeti i plagosur 46-vjeçari Admir Bejo.

Plagosja e tij ka ndodhur pas një konflikti të çastit me një banor tjetër të lagjes “1 maji”.

Sipas News24, plagosja e tij nuk ka të bëjë me larje hesapesh, siç u dyshua fillimisht. Kjo pasi në vitin 2007, Bejo sëbashku me vëllain e tij, Ilia, plagosën me armë dy vëllezërit Kundja.

Sherri mes Bejos dhe autorit ka ndodhur në banesën e këtij të fundit, ku pasi kanë debatuar me njëri-tjetrin komshiu i tij ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar 2 herë mbi 46-vjeçarin.

Pas plagosjes, Bejo ka dalë nga banesa e autorit dhe në dalje është qëlluar edhe dy herë, por plumbat nuk e kanë kapur. Pasi ka ecur disa metra, 46-vjeçari ka rënë në tokë, pikërisht në vendin ku u gjet i shtrirë nga një kalimtar i cili njoftoi dhe policinë.

Mësohet se është identifikuar autori i plagosjes, shtetasi me inicialet E.R., 36 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij, ndërkohë që emri i autorit nuk bëhet ende publik.

Të fundit

Zelensky: Armëpushim i menjëhershëm nëse Rusia ndalon sulmet, do ishte e ndershme

Ukraina është e gatshme për armëpushim të menjëhershëm nëse Rusia ndalon sulmet. Kështu deklaroi Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i...

Rama-Doshi, mesazhi i koduar për kryebashkiakun e Vau-Dejës: Mos luaj me dy porta!

Në fund të takimit në prezantimin e projekteve për Shkodrën, kryeministri Edi Rama i "tërhoqi veshin" kryebashkiakut të Vau Dejës, Kristian Shkreli, lidhur me...

Mbante peng dhe dhunonte partneren italiane, arrestohet 27-vjeçari në Fier

Policia ka arrestuar një 27-vjeçar, pasi mbantë të mbyllur bashkëjetuesen italiane dhe e dhunonte atë në banesën e tij në Cakran, ku e mbante...

Rama apo Berisha, cili po bën fushatë më të mirë për zgjedhjet e 11 majit?

Edi Rama dhe Sali Berisha janë rikthyer pas 12 vitesh në garë të drejtpërdrejtë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Javët e fundit kanë...

Konflikti i Bledjon Nallbatit, Ivi Kaso kërkon falje në emër të PD-së: SPAK të hetojë

Drejtuesi i Partisë Demokratike i qarkut të Korçës, Ivi Kaso ka reaguar në lidhje me konfliktin e ndodhur mbrëmjen e djeshme mes Bledjon Nallbatit...

Lajme të tjera

Web TV