Ulja e lindjeve/ Kryetari i PL-së jep alarmin: Shpopullimi po plak Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti i Republikës dhe njëkohësisht kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka kushtuar një tjetër status në rrjetet sociale shpopullimit të vendit. Sipas tij, për tre mujorin e dytë të vitit 2022 regjistrohen 14.8% lindje me pak dhe kjo pasi mijëra shqiptarë janë larguar nga vendi për arsye të shumta për të cilën ai fajëson keqqeverisjen.

 

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas një raporti të INSTAT, në të cilin thuhet se në tremujorin e dytë të këtij viti ka një ulje të lindshmërisë krahasuar me një vit më parë. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Meta thotë se shpopullimi po e plak Shqipërinë. Sipas tij, bonusi i lindjes që jepet nga qeveria është shumë i ulët, në një kohë kur rritja e çmimeve të qirave, apo pagat e ulëta, po iu vështirësojnë jetën qytetarëve shqiptarë. Meta thotë se Partia e Lirisë do të hartojë një program për të mbështetur familjet e reja që do ta ndërtojnë të ardhmen këtu. “Shpopullimi po e tkurr dhe po e plak Shqipërinë.  Një tjetër tregues negativ për vitin 2022, ku për tre mujorin e dytë regjistrohen 14.8% lindje më pak. Për familjet e reja bonuset e lindjes janë shumë të ulëta, ndërkohë që korrupsioni, papunësia, pagat e ulëta, çmimet e papërballueshme të banesave, cilësia e dobët e edukimit dhe mungesa e perspektivës ja u bën jetesën të papërballueshme. Partia e Lirisë si një forcë e përkushtuar për të çrrënjosur shkaqet e shpopullimit do të ketë një program të veçantë për të mbështetur fuqimisht familjet e reja, që të ndërtojnë të ardhmen këtu dhe të lindin me guxim dhe gëzim fëmijët e tyre në një vend të sigurt, që kujdeset me dashuri dhe përgjegjshmëri për të ardhmen e tij. Koha është tani për të rikthyer shpresën dhe besimin se Shqipëria ka diell për të gjithë dhe së pari për fëmijët e saj”, shkruan Meta. Kreu i Partisë së Lirisë i referohet raportit të INSTAT, në të cili thuhet se tremujorin e dytë të këtij viti ka 14,8 % më pak lindje në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë, me një shifër prej 5.384 foshnjash të lindura. Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 1.940 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 85 lindje. Aktualisht, bonusi i lindjes është 40 mijë lek për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë.

 Emigrantët në Angli/ Salianji: Qeveria nuk bën reagim,  asnjë veprim për ta parandaluar

Lexo edhe :  Rutte qetëson Kosovën: SHBA-ja është e përkushtuar në NATO dhe KFOR

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar raportet zyrtare të qeverisë britanike, ku thuhet se katër nga dhjetë emigrantë që kalojnë ilegalisht kufirin në Angli janë shqiptarë. Me anë të një postimi në Facebook, Salianji thotë se qeveria shqiptare nuk bën asnjë reagim publik, asnjë informacion, asnjë mesazh sensibilizues, “aq më pak asnjë masë apo veprim për të parandaluar jo vetëm emigrimin por dhe rriskun serioz për kthimin e emigrantëve në pre të rrjeteve te krimit të organizuar”. Sipas tij, kjo është qeveria e turpit të Shqipërisë nëpër botë. “Qeveria turpi i Shqipërisë nëpër botë! Përveç qeverisë të gjithë janë të shqetësuar për emigracionin masiv, shpopullimin dhe trafikimin e qytetarëve! Sipas raporteve zyrtare të qeverisë Britanike, katër nga dhjetë emigrantë që kalojnë ilegalisht kufirin në Angli janë shqiptarë! Pavarësisht shqetësimit masiv të institucioneve dhe mediave në Britani, qeveria shqiptare nuk bën asnjë reagim publik, asnjë informacion, asnjë mesazh sensibilizues, aq më pak asnjë masë apo veprim për të parandaluar jo vetëm emigrimin por dhe rriskun serioz për kthimin e emigrantëve në pre të rrjeteve te krimit të organizuar”, thuhet në reagimin e Salianjit.

 

 Legalizimet/ Lame: Korçarët të “paaftë” të ndërtojnë pa leje

 

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame, këtë fundjavë ishte në Korçë për të përfunduar procesin e legalizimit të një pallati të braktisur nga ndërtuesit. Bëhet fjalë për një pallat që gjendet në qendër të qytetit, përballë Bashkisë dhe që ishte ndërtuar që në vitin 2006. Në pamundësi për t’u mbyllur procedurat nga investitori, i cili i kishte braktisur punimet që menjëherë pas ndërtimit, banorët e kanë legalizuar nëpërmjet zgjedhjes së një administratori, i cili ka ndjekur procedurat me zyrat vendore të Kadastrës. Korçarët vazhdojnë të jenë më të paaftit për të ndërtuar pa leje dhe kjo i bën nder këtij qyteti që respekton punën dhe ligjin”, u shpreh ai ndërsa nënvizoi se, si gjithmonë në këto raste, legalizimi u realizua përmes bashkëpunimit të ngushtë të banorëve me zyrën e Kadastrës. Administratori i pallatit theksoi se përveç bashkëpunimit me Kadastrën, atij i ishte dashur të mblidhte dokumentacionin nga secili prej banorëve, si edhe të bëheshin bashkë për të paguar detyrimet e përbashkëta. Pallati i legalizuar këtë fundjavë në Korçë, ishte ndërtuar që në vitin 2006, ka 10 kate, dhe sipërfaqe ndërtimi rreth 6300 m2 dhe nga legalizimi i të cilit përfituan 62 familje, apartamente dhe njësi shërbimi.

 

Të fundit

Si të fshini llogarinë tuaj në Instagram dhe të rikuperoni të gjitha fotot

Ju mund të dëshironi të shkëputeni nga rrjetet sociale duke fshirë llogarinë tuaj , por rreziku është që të humbni materialin fotografik...

Jeni dhurues i rregullt i gjakut?/ Ja ndryshimet gjenetike që pëson organizmi juaj

Ndryshime gjenetike janë identifikuar në qelizat burimore të gjakut nga dhurues të shpeshtë që nxisin gjenerimin e qelizave të reja për të zëvendësuar ato të humbura , por...

5 gabimet e pafalshme që produksioni i BBVA këtë bërë këtë sezon me banorët dhe ndjekësit

Ky sezon i “Big Brother VIP Albania” ka qenë një nga më të diskutuarit për shkak të situatave të papritura dhe vendimeve të diskutueshme...

‘Çmendet’ Lamborghini, prodhon linjën e karrocave për fëmijë/ Kushton plot 5.000 dollarë

Prodhuesi i makinave luksoze Lamborghini, po hyn në tregun e paisjeve për fëmijë duke bashkëpunuar me markën britanike të artikujve për fëmijë Silver Cross...

Republika Sërpska drejt shpalljes shtet?/ Dodik sfidon urdhërarrestin

Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska po mban një seancë të posaçme ku po diskutohet miratimi i një kushtetute të re, që do ta përkufizonte...

Lajme të tjera

Web TV