Vendimi i MSH, lija e majmunit shtohet në listën e sëmundjeve infektive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur emergjencë globale shëndetësore për përhapjen e lisë së majmunëve, që nga korriku i këtij viti.

Ndonëse në Shqipëri nuk ka ende raste, virusi është shtuar në listën e sëmundjeve infektive. Ministria e Shëndetësisë ka marrë sot vendimin, i cili është publikuar në fletoren zyrtare dhe kështu futet në fuqi menjëherë.

Ministria e Shëndetësisë ka marrë masa, duke pajisur Institutin e Shëndetit Publik me teste identifikimin dhe diagnostikimin e lisë së majmunëve. Aktualisht në ISHP kanë mbërritur mbi 3250 teste, ndërsa ka nisur edhe trajnimi i mjekëve.

Simptomat e lisë së majmunëve janë temperatura, kokëdhimbja, dhimbja e muskujve dhe shpinës. Simptomat zgjasin për pesë ditë. Po ashtu, personat e prekur kanë skuqje në fytyrë, duar dhe këmbë, si dhe puçrra. Lia e majmunëve nuk përhapet lehtë mes njerëzve, mirëpo mund të bartet përmes kontaktit me lëkurën, nga rrobat apo peshqirët. Infektimi mund të kalojë pas 14-21 ditësh.

Shpërthimi i lisë e majmunëve u raportua në fillim të majit në shtetet e Afrikës Qendrore dhe Perëndimore, ku kjo sëmundje për një kohë të gjatë ka qenë epidemi.

Nga lija e majmunëve deri më tani janë prekur mbi 16.000 persona në 72 shtete të botës.

 

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV