Finlanda merr vendimin drastik për turistët rus, nga 1 shtatori…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A duhet të ndalohen vizat Shengen për shtetasit rusë së shpejti? Kjo kërkesë po dëgjohet gjithnjë e më shumë në vendet e BE, ndërsa mijëra turistë rusë po e shfrytëzojnë Finlandën si vend tranzit drejt Perëndimit.

Mirëpo, kjo e fundit ka marrë vendimin që të reduktojë me 90% numrin e vizave turistike për shtetasit rusë duke filluar nga 1 shtatori.

Ministri i Jashtëm finlandez Pekka Haavisto shpjegoi sot se qeveria finlandeze e mori vendimin pasi një numër i madh turistësh rusë po përdorin Finlandën dhe Aeroportin e Helsinkit për t’u transferuar në destinacionet turistike në Evropë, pas heqjes së kufizimeve të udhëtimit të vendosura nga Moska për shkak të pandemisë.

“Vizat turistike nuk do të ndalen plotësisht, por numri i tyre do të reduktohet ndjeshëm”, citohet të ketë thënë ministri i jashtëm finlandez. “Kjo do të thotë se llojet e tjera të vizave,  vizitat te të afërmit, kontaktet familjare, puna, studimi, do të kenë përparësi dhe do t’i jepet më shumë kohë,” tha ai.

 

Të fundit

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të...

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review”, intervista e...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

Lajme të tjera

Web TV