Mes reagimeve në Britaninë e Madhe, Boris Johnson shijon pushimet në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri britanik në largim, Boris Johnson, i cili është parë në Karysto, vazhdon pushimet në Greqi.

Me një bluzë me mëngë të shkurtra dhe flokët e pakrehur, ai duket se ka përballë pako me ushqime dhe një laptop, në të cilin është duke punuar, ndërsa siç shihet në foto është në një lokal buzë detit.

Njëkohësisht, në një reportazh dhe material fotografik të publikuar nga Daily Mail, saktësohet se Johnson është parë në restorantin “The Egean” në Karystos, në plazhin e Potamos.

Pak javë para se të largohej nga kryeministria, Johnson zgjodhi të bënte pushime në Greqi. Por zgjedhja e tij shkaktoi bujë në Britani.

Britanikët po e kritikojnë atë pasi thonë se ai po shijon pushimet e tij ndërsa Britania është e rrënuar nga një krizë e kostos së jetesës.

Nga ana e tyre, laburistët po i karakterizojnë javët e fundit të qeverisë së Johnson si një “festë e madhe”, teksa ai shijon pushimet e tij me Carrie Symonds në Greqi.

Mëngjesin e së shtunës kryeministri britanik ishte në Nea Makri. Në videot e siguruara nga protothema.gr, Johnson u gjend në një supermarket dhe bleu i vetëm, i ndjekur në mënyrë diskrete nga sigurimi i tij.

Prania e tij u vu re menjëherë nga të pranishmit të cilët ngritën celularët për ta regjistruar teksa u dëgjua një zë femre që thoshte “Hi.”

Boris Johnson në një humor miqësor ngriti dorën dhe përshëndeti gjithashtu.

Gruaja e tij, Carrie Simmonds, u kap në kamera me të para frigoriferëve të supermarketit. Kujtohet se Boris Johnson dhe familja e tij kanë lidhje të veçanta me Greqinë dhe një shtëpi të mrekullueshme fshati në Pelion, në Horto, të cilën e vizitojnë çdo verë.

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV