Valë e re Covid-i në vjeshtë? Drejtoresha e ISHP: Do të ashpërsohet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini në një lidhje përmes skype për News24 deklaroi se prej 4 javësh kurba e COVID-19 ka qenë e luhatshme, me ulje ngritjet e saj. T

Sipas saj, infektimet janë të larta, krahasuar me numrin e testimeve. Po ashtu ajo pohoi se nënvariantet e COVID-19 kanë transmetueshmëri më të madhe.

“Kurbe e COVID-19 me luhatje gjate 4 javëve te fundit. Infektime janë te larta, krahasuar me numrin e testimeve. Numri i shtrimeve është më i reduktuar se sa një vit më parë. Kemi një kontakt më të madh mes njerëzve, pasi është sezoni turistik. Ka shfrenim të mosprespektimit të masave. Stina ka më shumë kontakte të afërta. Variantet BA4, BA5 kanë transmetueshmëri më të lartë. Preja dhe transmetushmëria do të ndikojë në rritjen e rasteve. Situata epidemiologjike shkon paralelisht me vaksinimi. Nuk jemi të paprekshëm nga riinfektimet, apo infektimet për herë të parë. Apo aq më tepër kur nuk kemi mbulim të madh me vaksinim. Me rëndësi që të mbahet në mënyrë të njëtrajtshme respektimi i masave.”, tha Tomini.

Ndërkohë, ajo bëri edhe një paralajmërim për në vjeshtë, ku qytetarët mund të përballen edhe me COVID-19 dhe gripin e stinës.

“Parashikohet që vjeshta do të ketë prezencë të COVID-19. Duke qenë se edhe përballja me gripin, pasi nuk kemi pasur influencë, ka gjasa për një ashpërsi të ndikimit të gripit. Ndaj është me rëndësi bashkimi dhe kombinimi i vaksinës së gripit dhe e COVID-19.”, tha ajo.

 

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV