Krimi i rëndë në Fushë-Krujë, dalin pamjet e makinës së përdorur nga autorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Atentati ndaj Brilant Martinaj në mbikalimin e Fushë-Krujës, tronditi opinionin publik për specifikat e tij.

Së fundmi janë zbuluar edhe pamje të mjetit me të cilin kanë lëvizur atentatorët.

Makina është e tipit “Passat”, ndërkohë që nga analizimi i pamjeve filmike të sekuestruara nga policia kriminale, dyshohet se me këtë mjet kanë lëvizur 4 personat që kanë marrë pjesë në atentat.

Dinamikat e ngjarjes

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur më 17 korrik, ndërsa objektiv i atentatit ka qenë Brilant Martinaj, kushëriri i parë i Ervis Martinajt.

Nuk ka pasur shkëmbim zjarri midis autorëve dhe viktimave, ndërsa këta të fundit janë nisur nga Rinasi për të udhëtuar drejt zonës së Fushëkuqes në Lezhë, ku edhe banojnë.

Automjeti i autorëve i ka prerë rrugën mjetit ku ndodhej Martinaj dhe më pas dy qitës kanë qëlluar mbi ta, ndërsa arma e tretë e gjetur në makinën e djegur nuk është përdorur. Sa i përket Arbër Hoxhës, ai po drejtonte mjetin ndërsa Martinaj gjendej në vendin e parë të pasagjerit. Besmir Hoxha konsiderohej si një prej miqve më të mirë të Brilant Martinaj, i cili nuk lëvizte asnjëherë i vetëm por vetëm me njerëz të njohur.

Në sediljet e pasme ka qenë i ulur Diklen Vataj, një person i skeduar në vitin 2017 për shitje të kokainës dhe që tentoi t’i shpëtonte atentatit duke dalë nga mjeti, por autorët u nuk e lanë të gjallë pasi iu afruan dhe qëlluan disa herë mbi të.

Rezulton se Diklen Vata është fqinj i Brilant Martinaj dhe kohëve të fundit, ai e kishte pajtuar dhe e paguante si bodigard dhe lëvizte vetëm në shoqërinë e tij. Ai merrej me sigurinë fizike të Martinajt.

Të gjitha dyshimet e Policisë së Shtetit thonë se ishte shënjestër e masakrës Brilant Martinaj. Ai u largua drejt Kosovës pas vrasjes së Xhulio Prelës dhe pas dy vite e gjysmë Gjykata e Lezhës ia hoqi barrën e dyshimeve për ekzekutimin e ish-efektivit të FNSH-së. Ai gjithashtu është personazhi kryesor që dyshohet se ka ekzekutuar Xhelal Reçin, me djemtë e të cilit familja Martinaj ishte në konflikte të forta, duke përfshirë edhe kushëririn e parë të 22-vjeçarit, të mirënjohurin Ervis Martinaj që ka pasur konflikte me ish-efektivin e policisë të vrarë në Laç.

Të fundit

Zbulohen dy objektivat e Real Madridit me trajnerin Alonso

Pasi ka zyrtarizuar transferimin e Dean Hujisen dhe Alexander-Arnold, Reali Madrid po bën gati të zyrtarizojë dy goditjet e...

Egli bashkohet me Gjestin? Prishet miqësia mes saj dhe Fifit

Mesa duket miqësia mes dy vajzave më të dashura të ekranit shqiptar, Eglit dhe Fitit nuk zgjati dhe për shumë gjatë! Lart e poshtë...

Veliaj: Shkollat e reja në Tiranë, jo vetëm për dije, por edhe qendra komunitare

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar sot një foto-album me palestra moderne në shkollat e reja të ndërtuara në kryeqytet, të cilat po...

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Monopatinat sjellin probleme

51 aksidente në ditë raportohet se ndodhin në vendin tonë, përfshirë këtu ato automobilistike, por edhe rëniet nga lartësitë apo aksidente në punë. Këto shifra...

PD, grevë urie brenda Parlamentit? Klevis Balliu tregon skenaret

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, u pyet nëse do...

Lajme të tjera

Web TV