Lajçak takohet me Kurtin e Vuçiç: Përgatitje për diskutimet e nesërme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Bruksel janë zhvilluar sonte disa takime mes ndërmjetësuesve të SHBA-së dhe BE-së më kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç. Pas takimeve, Përfaqësuesi Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka publikuar fotografi me dy liderët, që do të takohen nesër kokë më kokë.

Lajçak shprehet se po bëhen përgatitjet e fundit për nesër, për takimin mes Kurtit dhe Vuçiçit.

“Në prag të dialogut të nivelit të lartë në Bruksel, pata takime me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, për t’u përgatitur për diskutimet e nesërme”, ka shkruar Lajçak.

Takime me Kurtin e Vuçiç ka zhvilluar edhe i Dërguari i Amerikës për Ballkanin, Gabriel Escobar, i cili po qëndron në Bruksel. Escobar ka thënë se Asociacioni i Komunave serbe, një çështje që pritet të diskutohet me prioritet nesër, duhet të krijohet duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV