Mahnitën jurinë në Amerikë, Kim takohet me dy vëllezërit Balla: Edhe ne bëjmë tifo për ta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja Yuri Kim është takuar sot në Tiranë me dy vëllezërit Artan dhe Arnold Balla, dy të rinj nga Shqipëria që pak kohë më parë mahnitën jurinë në SHBA me shfaqjen e tyre në konkursin “America’s Got Talent”.

Pas suksesit në sfidën e parë dhe “dritës jeshile” që morën nga juria në Amerikë, dy vëllezërit Ballla duhet të udhëtojnë përsëri përtej oqeanit për hapin e radhës. Ata kanë shkuar sot në selinë e Ambasadës në Tiranë dhe kanë marrë vizat.

Në mesazhin e saj, ambasadorja Kim thotë se si miliona njerëz kudo në botë, edhe ata në selinë diplomatike në Tiranë do të bëjnë tifo për dy vëllezërit e talentuar nga Shqipëria, kur ata të dalin në skenë për performancën e tyre.

“Ishte kënaqësi të takohesha me vëllezërit Balla, të cilët kanë magjepsur botën me talentin e tyre! Artan dhe Arnold Balla erdhën në Ambasadën Amerikane sot për të marrë vizat e tyre, që të shkojnë në Hollywood dhe të konkurojnë në Amerika Ka Talent.

Ata më thanë se si ishin stërvitur qëkur ishin 14 vjeç, dhe se si askush nuk besonte tek ta në fillime. Por ata këmbëngulën dhe punuan fort, dhe sot janë shqiptarët e parë që interpretojnë në shfaqjen televizive më të famshme në botë.

Si miliona njerëz kudo në botë, të gjithë ne në Ambasadën Amerikane do bëjmë tifo për vëllezërit shqiptarë Balla kur ata të dalin në skenë dhe të tregojnë se Shqipëria Ka Talent! Suksese”, ka thënë ambasadorja Yuri Kim, në mesazhin e shpërndarë nga selia diplomatike në Tiranë.

Të fundit

Kurseu 800,000 euro, por u pendua: Është tragjike…

Një burrë japonez kaloi mbi dy dekada duke jetuar në kushte ekstreme për të arritur lirinë financiare, por një...

Vrau 3 persona në Gjilan, autori ka foto me Osmanin dhe Kurtin

Mefail Shkodra, i dyshuar për vrasjen e dy personave sot në Gjilan, është shapllur në kërkim nga Policia e Kosovës. Policia e Gjilanit po kërkon...

“Te Bayern po kaloja në depresion, shpëtova nga Liverpool”

“Nëse ne nuk do të ishim duke jetuar me të në Mynih, do të binte në depresion”. Kështu janë shprehur prindërit e mesfushorit Gravernberch,...

Havzi Nela, poeti përkujtohet ekzekutimi nga regjimi! “Jeton si simbol i lirisë”

Ishte mëngjesi i 10 gushtit 1988, kur poeti Havzi Nela u var publikisht në sheshin “Agjencia” në Kukës, një ngjarje që tronditi vendin dhe...

Turizmi, sa kushtojnë dhomat e hoteleve nga jugu në veri

Hyrjet e të huajve në vend janë raportuar në rritje, ndonëse të dobët, gjatë pjesës së parë të këtij viti, por strukturat hoteliere dhe...

Lajme të tjera

Web TV