Takimi në Bruksel/ Kurti për dialogun me Serbinë: Është prioritet i katërt  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për BBC-së në gjuhën serbe tha se është herët për të thënë se si do të përfundojë dhe çfarë do të jetë karakteri do të jetë takimin e Nivelit të Lartë në Bruksel në kuadër të dialogut me Serbinë. Kurti tha se nuk brengoset rreth asaj se si shihet në terma të vendimmarrjes së pavarur, pasi që “Kosova është shumë më e pavarur se Serbia” dhe se “Serbia është shumë më shumë e varur nga Rusia”.

Në intervistë për BBC-në në gjuhën serbe, menjëherë pasi ishte zgjedhur kryeministër i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se dialogu është prioritet i katërt për të, pasi ka punë të tjera më urgjente dhe më të rëndësishme. Por në 18 muajt e fundit, tri herë janë ngritur barrikada në rrugët e veriut të Kosovës, kryesisht të populluara nga komuniteti serb, dy herë janë mbyllur vendkalimet, janë vendosur afishe në targa, janë duke u bërë plane për zëvendësimin e targave për serbët e Kosovës, janë hedhur mjete shpërthyese në patrullat e Policisë së Kosovës – dhe ky është vetëm një përshkrim i shkurtër i tensioneve të rritura. Megjithatë, Kurti prapë insiston, se dialogu mbetet aty ku ishte për nga rëndësia. “Po të shikosh kohën që kaloj, publikut mund t’i duket se kjo çështje është ngritur në listën e prioriteteve, por besoj se nuk e ka ndryshuar rrënjësisht vendin”, thotë Kurti në një intervistë për BBC në gjuhën serbe. “Punët, drejtësia dhe problemet e vazhdueshme janë ende aty, madje edhe vendi i katërt nuk është aq i keq – merrem me shumë tema”, e thotë me një buzëqeshje të lehtë kryeministri i Kosovës. Të enjten, më 18 gusht, Albin Kurti pret të takohet në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Kanë kaluar më shumë se një vit nga biseda e fundit e tillë, megjithëse negociatorët u takuan në një format tjetër në maj, në Berlin. “Është herët të thuhet se si do të përfundojë dhe çfarë karakteri do të ketë takimi”, deklaron Kurti, kur pyetet çfarë pret nga takimi. “Ky takim është dashur të mbahet më 19 korrik, por presidenti serb ka kërkuar që të shtyhet për një muaj”. Kurti dhe Vuçiç do të takohen me ndërmjetësimin e Miroslav Lajçakut, i dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialog, por gjithashtu edhe me Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell. A mund të jetë historik takimi në Bruksel? Teksa flet ditë para takimit, Kurti nuk ka një përgjigje konkrete për këtë pyetje. “Bisedimet po zhvillohen në dy pista dhe e para është takimi i liderëve ku do të kemi dy pika po ashtu: elementet e kornizës së përgjithshme të marrëveshjes dhe çështjet aktuale dhe besoj se do të vazhdojmë në atë mënyrë”, tha ai. “Këto dy pika janë shumë të përgjithshme, por shpresoj se do të futemi në tema më specifike ndërsa bisedimet zhvillohen”, u shpreh Kryeministri i Kosovës. Si pistë e dytë ai përmend bisedimet e ekipeve negociatore të udhëhequra nga Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës dhe Petar Petkoviç, shef i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë. Beogradi zyrtar në anën tjetër, insiston të diskutohet për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe,  të nënshkruar në Marrëveshjen e Brukselit nga viti 2013, dhe akuzon autoritetet e Kosovës për mos zbatimin e saj. Kurse, Kosova insiston se Serbia nuk respekton marrëveshjet e arritura së fundi për markat e regjistrimit dhe energjinë. Kryeministri i Kosovës me gatishmëri pohon se “me Serbinë ka arritur dy marrëveshje dhe i ka përmbushur të dyja, por Serbia nuk e ka përmbushur pjesën e saj”. “Sa i përket regjistrimit, Serbia e ka thyer afatin në prill dhe tani jemi në problem”, thotë Kurti. “Sa i përket energjetikës, institucionet e Kosovës e kanë regjistruar kompaninë Elektrosever për dy ditë, e cila ka pasur një javë për të na ofruar të dhëna të reja për përdoruesit – gjë që nuk është bërë as pas tetë javësh”, tha ai. Marrëveshja e përkohshme për targa u arrit vjeshtën e kaluar, ndërsa në prill kohëzgjatja e saj u vendos për gjashtë muaj – deri në formimin e qeverisë në Serbi. Sipas asaj marrëveshjeje, pronarët e targave të lëshuara në Serbi i mbulojnë shenjat shtetërore me afishe kur hyjnë në Kosovë, ndërsa pronarët e veturave me targa të Kosovës bëjnë të njëjtën gjë kur hyjnë në Serbi. Marrëveshja e fundit për energjinë, e cila asnjëherë nuk është prezantuar plotësisht në publik, trajton çështjet e kontrollit mbi burimet energjetike në veri të Kosovës. Gjithashtu është planifikuar të vendoset tarifë për përdorimin e energjisë elektrike për banorët serbë që nuk i kanë paguar faturat e energjisë elektrike që nga viti 1999. “Është interesant fakti që më kërkohet të vazhdoj atë që kanë bërë paraardhësit e mi, ndërkohë që Serbisë nuk i bëhet presion për të zbatuar atë që kanë rënë dakord me mua”, tha ai. “Ndoshta unë jam një negociator i ashpër, por ajo për të cilën bie dakord – bëhet”, nënvizoi Kurti.

Lexo edhe :  Promovoi dhunën në BBV/ Dënohet me 30 mijë euro gjobë Klan Kosova

Kurti takim me ambasadorët e  QUINT-it dhe shefin e zyrës së BE-së

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me vartësin e tij Besnik Bislimin kanë takuar dje shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it.Lajmin e ka bërë të ditur zyra për media e kryeministrisë, duke treguar se ky takim ka ndodhur në prag të udhëtimit për në Bruksel, ku më 18 gusht kryeministri Kurti do të takohet me presidentin serb, Aleksander Vuçiq. “Në prag të takimeve në Bruksel, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, takuan përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it”, thuhet në njoftimin e ZKM-së. “Gjatë takimit u theksua përkushtimi për vazhdimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë”, thuhet në komunikatë. Siç ka njoftuar ZKM-ja, në këtë takim është  biseduar edhe për takimet e ardhshme në Bruksel si dhe proceset e çështjet lidhur me dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Të fundit

Do të moderojë “Big Brother VIP Fan Club”/ Këshilla e Enxhi Nasufit për Heidi Bacin

Në emisionin e mëngjesit në “Top Albnia Radio” është folur për moderimin e “BIG BROTHER Fan Club” që do...

Belgjika do ndalojë cigaret elektronike nga Janari 2024

Nga janari i vitit 2024, Belgjika do të bëhet vendi i parë në Bashkimin Evropian që do të ndalojë shitjen e cigareve elektronike (vape-s)...

Kokëfortësia e dilemës evropiane

Dremush Shasha Dje liderët e Bashkimit Evropian takuan liderët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa sot do të vazhdojnë samitin e BE-së me diskutimin rreth mbështetjes së...

Begaj: Sfida e medias, përballja me fake news! Përdorni pushtetin me përgjegjësi

Në pritjen e organizuzar me përfaqësuesit e medias me rastin e festave të fundvitit, Presidenti Bajram Begaj e cilësoi rolin e medias si kontributore dhe thelbësore...

SPAK, ditëlindje mes sfidash/Aktualisht ka 2 çështje të nxehta, po hetohen dhe biznesmenë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në një emision televiziv analizoi arritjet e SPAK, në 5-vjetorin e krijimit të tij. Ai tha se...

Lajme të tjera

Web TV