Deputeti Sula bën llogaritjen: Nafta bie në bursë, bordi i vjedhjes nuk ul çmimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka denoncuar çmimin e lartë të karburantit në vendin tonë, krahasuar me çmimin aktual në bursë dhe tregjet ndërkombëtare.

Në një postim në “Facebook” Sula shkruan se prej një jave ne paguajmë 221 lekë për një liter naftë, çmim ky i vendosur nga Bordi i Transparencës, ndërsa në tregjet ndërkombëtare ka pasur një rënie konstante.

Deputeti ka bërë një përllogaritje, sipas së cilës një litër naftë me pakice nuk do të kushtonte më shumë se 206 lekë për litër, ndërkohë që sot në pikat e karburantit është me 221 lek për litër.

“Skandal, si po i vjedh Bordi i Transparencës qytetarët Shqiptar. Dje postova në Facebook sesi qeveria greke ka lënë pushimet për të menduar bërë gati paketën e ndihmës për qytetarët duke rritur pagën minimale dhe uljen e taksave. Ndërkohë në Shqipëri qeveria jo e jo që se vendos ujin në zjarr, por kemi edhe bordet që u ngritën për transparencë por në fakt ka përfunduar për të vjedhur qytetarët.  Prej ditësh në bursë çmimi i naftës ka rënë në nivelet e para luftës në Ukrainë por bordi i vjedhjes nuk denjon të ul çmimin. Sot në mëngjes një fuçi naftë shitej me 92.8 dollarë. Nëse do të bënim përllogaritjen duke përfshirë të gjitha taksat dhe normën e rritur nga bordi të fitimit për importuesit e naftës, një litër naftë me pakice nuk do të kushtonte më shumë se 206 lekë për litër, ndërkohë që sot në pikat e karburantit është me 222 lek për litër. Më poshtë po bëj përllogaritjen: Çmimi per litër pa taksat sipas çmimit në bursë: 92.9 all/litër + akcize 38.2all/litër + takse karboni 3 all/liter + takse qarkullimi 27all/liter+ takse markimi 0.61all/liter + tvsh 20% 40.27all/litër+ 3 lek marzhi fitimit + 2 lek per liter kosto transporti= 206.98 lek per liter. Ky do duhet te ishte çmimi i naftës sot me pakice. Theksoj duke vendosur edhe normen e rritur te fitimit nga bordi per importuesit. Por vjedhja nuk ka fund ne Shqipëri. Bordi mblidhet menjëherë për te rritur çmimin por bën sikur nuk është vigjilent kur behet fjale per te ulur çmimin”, shkruan Sula.

Lexo edhe :  "Tedi Blushi, fansi i garderobës sime"/ Kryemadhi i përgjigjet “flakë për flakë” Metës

 

 

 

Tritan Shehu: “Ballkani i Hapur”, nismë serbe

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka folur së fundmi për nismën e Ballkanit të Hapur, ku nuk ngurron të hedhë akuza ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiç se bashkëpunon hapur me Rusinë dhe Kinën, duke listuar arsyet se përse kjo nismë nuk është thjesht politike dhe ekonomike. Ai e ka konsideruar Ballkanin e Hapur si një pronë të Vuçiç-it “të noterizuar” nga Lavrovi. Të gjithë mendimin e tij Shehu e mbështet në mosnjohjen e Kosovës nga Serbia dhe sidomos në mossanksionimin e Rusisë. Në postimin e tij në Facebook, deputeti i PD-së thekson se Ballkani i Hapur është një nismë për hegjemoni politike dhe ekonomike të Serbisë duke mos sjellë asnjë përfitim për vendet e tjera bashkëpunëtore.

Të fundit

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Rama publikon foton: Lungomare u çlirua nga të gjitha rraqet!

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një foto nga zona e Lungomares në Vlorë pas aksionit të tij në këtë qytet dhe jo vetëm, për...

Tabaku: Veliaj, modeli më i shëmtuar politik

Rikthimi në selinë blu i Ervin Salianjit pas 10 muajsh burgimi në Fier dhe qëndrimi në burg i kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliajt u...

Lajme të tjera

Web TV