Dyshimet/ Ja ku ngjason atentati në Vlorë me atë tek mbikalimi në Fushë-Krujë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vlora është tronditur mëngjesin e sotëm nga një atentat, ku mbetën të vdekur dy persona pasi u qëlluan nga një makinë në lëvizje në afërsi të fshatit Panaja, teksa viktimat po udhëtonin me makinën e tyre. Të vrarë mbetën Halim Xhezo 34 vjeç dhe Shpati Lena, 27 vjeç të cilët nuk i mbijetuan dot atentatit me breshëri plumbash.

Mirëpo, ngjarja e mirëmenduar ka risjellë në kujtesë atentatin e pak javëve më parë në Fushë-Krujë, ku mbetën të vrarë 3 persona, për shkak të ngjashmërive.

Siç shkruan Balkanweb, skema e përdorur nga autorët është e ngjashme në të dy atentatet, vëzhgim i objektivit, ndjekje me makinë dhe finalizimi i atentatit në një zonë ku nuk ka kamera sigurie.

Si në ngjarjen e sotme, po ashtu edhe në atë te mbikalimi në Fushë-Krujë, atentatet u kryen në një zonë, ku nuk ka biznese dhe kamera sigurie pranë, në një aks rrugor, ku mund të kryenin të qetë vrasjet dhe ku kanë mundësi të largohen pa u filmuar nga kamerat e sigurisë.

Në të dy atentatet është përdorur pothuajse e njëjta skemë nga autorët, vëzhgim prej ditësh i lëvizjeve të viktimave dhe më pas ditën e ekzekutimit ndjekje e objektivit me makinë dhe gjuajtje me breshëri plumbash në lëvizje paralel me makinat e viktimave, më pas ndalimi dhe gjuajtje prapë me armë drejt makinës së objektivit deri në sigurimin se atentati është kryer me sukses.

Precizoni i autorëve në të dy atentatet është shumë i lartë, pasi në dy rastet është qëlluar me breshëri plumbash dhe saktësia në qitje ka qenë thuajse perfekte. Gjithashtu, ka dyshime të forta se atentatet në të dyja rastet janë kryer nga vrasës me pagesë.

Lexo edhe :  Vetëdeklarimi i adresës së banimit, detyrim online në e-Albania nga kryefamiljari

Në të dyja atentatet pas ngjarjes, u gjet automjeti i djegur i autorëve dhe armët, më të cilat u kryen qitjet. Për të dyja atentatet pista kryesore e hetimeve është larja e hesapeve dhe hakmarrja.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV