Borxhet e drejtuesve, klubi i Inter -it shkon drejt shitjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjendja financiare e Interit është ende e paqëndrueshme dhe drejtuesit në merkato po lëvizin duke e pasur parasysh këtë fakt. Por ndërkohë që vëmendja është përqendruar te kjo dritare transferimesh, “Il Sole 24 Ore”, portali ekonomik italian, zbulon lëvizjet që kanë të bëjnë me pronësinë e klubit.

Grupi “Suning”, pra familja Zhang, ka vendosur si garanci aksionet e Interit për borxhet e marra në emër të klubit, të cilat nëse nuk shlyhen në kohë do ta bëjnë kreditorin “Oaktree” pronarin e ri të zikaltërve.

Por fondi i investimeve nuk dëshiron të jetë në krye të zikaltërve dhe “Goldman Sachs”, banka amerikane që është marrë me tratativat, u ka dërguar investitorëve të mundshëm dokumentet e Interit, për të parë nëse dikush do të tregojë interes për ta blerë.

Kështu, e vetmja zgjidhje e Steven Zhangut nëse nuk lan borxhet do të ngelet shitja e klubit, ps pasur më mundësinë që të hyjë në negociata të reja me “Oaktree”.

 

E kur është fjala për borxhet, sipas llogaritjeve të “Calcio e Finanza” duhet të shlyejë 400 milionë euro neto, ndërkohë që interesat mund të shkojnë rreth 40 milionë euro në vit.

Plani i zikaltërve është në fakt të pakësojnë humbjet dhe të lehtësojnë bilancet. Në përfundim të sezonit 2020-2021 klubi regjistroi rreth 245 milionë euro humbje, ndërkohë që për sezonin që u mbyll, shifra pritet të jetë reduktuar në 140 milionë euro.

Por pavarësisht kësaj situate, vlera e Interit mund të mbërrijë në 1.2 miliardë euro (sa e Milanit), edhe pse çdo pronësi e re duhet t’i bëjë llogaritë me situatën financiare aktuale të klubit. I vetmi që mund të ndikojë në rritjen e vlerës është ndërtimi i stadiumit të ri, por deri në gjetjen e akordit për të, Zhang duhet të mendojë të tjera zgjidhje.

Lexo edhe :  E fundit/ Real Madrid zyrtarizon transferimin e Dean Huijsen

Të fundit

Proevropiani Dan fiton zgjedhjet presidenciale në Rumani

Ishin zgjedhje që u quajtën vendimtare për Rumaninë. Tani dihet: Kandidati pro-evropian Dan e fitoi balotazhin e zgjedhjeve presidenciale...

Raporti i Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri

Ekonomia e vendit po rritet me ritme më të shpejta se sa ulja e numrit të personave që vuajnë nga një formë e rëndë...

Larisa, dy fëmijët e vegjël përfundojnë në spital me djegie nga cigaret, arrestohet nëna

Autoritetet greke duket se po zgjidhin ‘rrëmujën’ e një rasti serioz abuzimi me fëmijë, ku përfshihen dy fëmijë të vegjël dhe nënën e tyre. Të...

Evropa provinciale, një show mediokriteti në Eurovizion

Eurovizioni, vendi ku votohet politikisht. Nga një festival muzikor në një pasqyrë interesash dhe aleancash Nga Leonard Veizi Pavarësisht vendit të tetë – një vend...

Mijëra njerëz protestojnë në Hagë: Ndërmerrni veprime ndaj Izraelit për luftën në Gaza!

Dhjetëra mijëra protestues të veshur me të kuqe marshuan nëpër Hagë të dielën për të kërkuar veprime nga qeveria për të ndaluar fushatën e...

Lajme të tjera

Web TV