Kryeministres i del tjetër video, deri në 4 të mëngjesit duke kërcyer në klub nate

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

24 orë pas publikimit të videove të kryeministres finlandeze Sanna Marin në një festë të shfrenuar, është shfaqur një video e re e saj duke kërcyer me një burrë në një klub nate.

Videoja, e cila po qarkullon në rrjetet sociale, tregon politikanen 36-vjeçare finlandeze në klubin e natës rreth orës 4 të mëngjesit të 7 gushtit me krahët rreth belit të një burri, i cili – sipas mediave finlandeze – është këngëtari dhe kantautori Olavi Uusivirta.

Në fakt këngëtari, siç shihet në video, e afron fytyrën shumë afër qafës së Sana Marin dhe e ka dorën pas shpine. Kujtohet se dje kryeministrja finlandeze mohoi të kishte përdorur drogë në një festë ku ajo mori pjesë. Sana Marin e ka bërë këtë mohim pasi në videot që janë publikuar dëgjohet dikush duke thënë fjalën “miell” që në zhargonin finlandez do të thotë “kokainë”. Në të njëjtën kohë ajo pohoi se nuk e kishte idenë se kush e bërtiti atë fjalë.

Njerëzit e pranishëm në festë i thanë mediave finlandeze kryeministrja kërceu në të njëjtën mënyrë si njerëzit e tjerë dhe thuhet se iu bashkua kantautorja finlandeze Alma dhe influencuesja e TikTok Sabina Sarkka.

“Sanna kërceu afër me të paktën tre burra të ndryshëm”, tha një nga të pranishmit, duke shtuar se “ajo u gjend në krahët e dy burrave të ndryshëm. Ajo vendosi dorën pranë një burri dhe ai e mbajti butësisht krahun e saj”.

Lexo edhe :  Shtëpia e fëmijërisë së Papës del në shitje me çmim 250,000$

Në të njëjtën kohë, një tjetër tha se “Unë dhe miqtë e mi po pyesnim nëse ajo është vërtet e martuar. Unaza mund të shihej ende “.

Sipas Seiska, kryeministrja finlandeze ka qëndruar në klub deri në orën 04:30 të mëngjesit dhe më pas është nisur për në shtëpinë e saj për të pushuar. Në fakt të hënën në mëngjes ajo ka dhënë intervista për shtyp me zërin e saj të ngjirur. Vihet re se kjo festë e veçantë u zhvillua menjëherë pas kthimit të saj nga pushimet verore.

Të fundit

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion;...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani

Ka ndërruar jetë regjisori i shquar shqiptar, Piro Milkani në moshwn 86-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur i biri i tij, Eno...

Policia e Lezhës prangos 28-vjeçarin, pritet ekstradimi drejt Kosovës

Policia e Lezhës ka arrestuar një 28-vjeçar me qëllim ekstradimin drejt Kosovës. Sipas raportimeve, i riu akuzohet nga autoritetet e Kosovës për vjedhje ndërsa...

“Berisha flet si Maduro, po gënjen demokratët”

Gazetari Ardit Rada ishte i ftuar në “Off the Record” ku komentoi kërkesën e Sali Berishës drejtuar SHBA që të shpallë grupet kriminale në...

Lajme të tjera

Web TV