Dikur e paimagjinueshme! Fenomeni i pazakontë në shkretëtirën në Arabi befason ekspertët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndryshimet klimatike dhe pasojat e tyre duket se kanë nisur të ndihen më shumë se kurrë, kudo nëpër botë.

Një skenë e rrallë dhe tejet befasuese ka qarkulluar kudo ditët e fundit: Ujërat e rrëmbyeshëm mbuluan një pjesë të zonës Nafud Al-Dahi në shkretëtirën e Arabisë Saudite juglindore, një nga vendet më të thata në botë.

Pas disa ditësh reshje, uji e ktheu shkretëtirën në një oaz të lagësht. Kudo në rrjetet sociale qarkulluan video të skenës madhështore të ujit që rrjedh nëpër rërë

Eksperti i motit dhe meteorologjisë Dr. Khaled Al-Zaqaq shpjegoi për Al Arabiya.net se bota po jeton në një epokë në të cilën ndryshimet klimatike janë bërë një realitet universal dhe i padiskutueshëm, duke theksuar se këto ndryshime po vijnë në mënyrë të pashmangshme.

Ai theksoi se Gadishulli Arabik do të jetë dëshmitar i këtyre ndryshimeve nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim të tij, duke përmendur ndryshimet e jashtëzakonshme që po përjeton pjesa jugperëndimore e Arabisë Saudite.

Ai shtoi se në të kaluarën ky vend quhej “Lagja e Zbrazët” për shkak se aty nuk kishte jetë, si pasojë e mungesës së shiut. Kohët e fundit ka filluar të bjerë shi çdo vit, dhe kjo është dëshmi bindëse se ndryshimet klimatike po vijnë pashmangshmërisht, sipas tij.

Epo, mesa duket së shpejti nuk do të jetë më “e zbrazët”…

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV