“Më fal që nuk e munda dot kancerin”/ Fotoja e dy vëllezërve përlot botën!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Interneti është mënyra më e lehtë për tu argëtuar e informuar, por nuk mund t’i shmangemi dot as lajmeve që na prekin zemrën të gjithëve.

Së fundmi, fotoja e dy vëllezërve, ka përlotur një botë të tërë, dhe jo pa arsye.

Në foto shihet një djalë 15-vjeçar, i cili vuan nga kanceri, teksa ngushëllon vëllain e tij që qante pasi i tregoi se do të vdiste së shpejti.

Siç shkruan Daily Mail, adoleshenti, i quajtur Ian, u diagnostikua me osteosarkoma, një lloj kanceri i kockave, në vitin 2019. Pasi iu nënshtrua një operacioni dhe për muaj të tërë bëri kimioterapim familja e tij u gëzua kur mori vesh se kanceri ishte larguar. Por gëzimi nuk zgjati për shumë kohë, pasi në vitin 2021 ata zbuluan se sëmundja ishte rikthyer. Jo vetëm kaq, ishte përhapur në të gjithë trupin e tij.

Ianit dhe familjes së tij i është thënë se nuk mund të bëjnë asgjë tjetër. Kur Ian ndau lajmin e tmerrshëm me vëllain e tij më të vogël, Peter, mosha e të cilit nuk dihet, ai shpërtheu në lot.

Por Ian, duke treguar guxim e ngushëlloi dhe i kërkoi falje që nuk mundi dot kancerin. Një foto mallëngjyese e dy fëmijëve u postua në Facebook nga një burrë nga Oregon, i quajtur Banjemin Elliott, lidhja e të cilit me Ian dhe Peter nuk dihet.

“Pa folur, kjo foto përcjell një mesazh më të fortë se sa fjalët”, ka shkruar Benjamin në mbishkrim.

Mesazhet më të forta për jetën, vijnë edhe kështu, nga thjesht një foto…

 

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV