Të hënën sytë nga qielli! Dy “bishat” e qiejve fluturojnë mbi sheshin “Skënderbej”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të hënën banorët e kryeqytetit nuk duhet ta humbin spektaklin që do të dhurojnë dy “bisha” amerikane! Bëhet fjalë për dy avionë gjigantë “B52” të SHBA-ve, që do të fluturojnë paraditen e datës 22 gusht mbi sheshin Skënderbej me qëllim nderimi ndaj shqiptarëve në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Ambasada amerikane ka ftuar qytetarët të bëhen pjesë e shfaqjes që do të dhurojnë fluturimi i këtyre dy avionëve ushtarakë.

“Nuk ka mënyrë më të mirë për të nderuar 100 vjetorin të marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, marrëdhëniet tona gjithnjë e më të forta në fushën e mbrojtjes dhe vlerat tona të përbashkëta të NATO-s”, thuhet në postimin e ambasadës.

POSTIMI I PLOTE I AMBASADES AMERIKANE

Nderoni drejt qiellit këtë të hënë! Të rritur dhe fëmijë, mos humbisni një shfaqje të mahnitshme ushtarake dhe ejani të shihni fluturimin e dy avionëve amerikanë B-52 nga sheshi Skënderbej të hënën, më 22 gusht.

Do të njoftojmë orën e saktë këtu në faqen tonë të hënën në mëngjes!

Nuk ka mënyrë më të mirë për të nderuar 100 vjetorin të marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, marrëdhëniet tona gjithnjë e më të forta në fushën e mbrojtjes dhe vlerat tona të përbashkëta të NATO-s.

Aeroplanët B-52, të cilët për më shumë se 60 vjet kanë qenë themeli i forcës së bombarduesve strategjikë të Shteteve të Bashkuara, do të fluturojnë përmes qiejve miqësorë të Europës Juglindore për të ardhur drejt Shqipërisë.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV