Shkaku i vrasjes së Ulqinakut, pazaret e drogës/ Kërkohet ‘arrest në burg’ për Dimon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elton Qyno

Prokuroria e Elbasanit i është drejtuar gjykatës së qytetit me kërkesën për caktimin e masës së “arrestit në burg” ndaj të riut, Eiden Dimo, i cili ka qënë në shoqërinë e autorit të krimit Horgito Peqini dhe Klaudjan Sallufi, teksa ata pinin birra, kokainë dhe më pas kryen vrasjen.

Kjo masë sigurimi, ka ardhur pas dyshimeve të forta të ngritura nga grupi i hetimit, se vrasja e Madrid Ulqinakut, ka qënë e menduar mirë dhe jo e ndodhur aty për aty.

Megjithëse ngjarja ka nuancat e një konflikti të çastit, sërisht grupi hetimit ka ngritur dyshime të forta se krimi mund të jetë kryer me paramendim.

Kjo pasi Horgito Peqini dhe Klaudjan Sallufi, janë proceduar nga policia e Elbasanit për “vjedhje”, “Mbajtje pa lejë të armëve” dhe “Shpërndarje të lëndëve narkotike”.

I proceduar për “Shpërndarje të lëndëve narkotike”, ka qënë dhe viktima Madrid Ulqinaku, i cili ka pasur njohje me tre personat përfshirë në këtë konflikt.

Dyshimet janë se prishja e ndonjë pazari droge në kohët e kaluara, mund të ketë sjellë këtë përplasje, ndaj dhe Horgito Peqini dhe Klaudjan Sallufi, vendosën të ekzekutojnë të njohurin e tyre, Ulqinaku.

Sallufi dhe Peqini, tashmë janë shpallur në kërkim, ndërsa shoku i tyre Eiden Dimo, është arrestuar nga policia dhe sot në orën 13:00 pritet të dali para gjykatës së Elbasanit për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”.

Të gjitha këto dyshime për një vrasje të paramenduar, janë shtuar edhe nga dëshmia e dhënë në polici e të arrestuarit Eiden Dimo, i cili ka treguar se pasi kishte përfunduar kursin e patentës, kishte shkuar në banesën e vëllait të Horgitos.

Lexo edhe :  “Mirror”: Shqipëria, destinacioni i bekuar me klimë mesdhetare

Aty ka gjetur Horgiton dhe Klaudjan Sallufin, të cilët kanë pirë birra dhe kokainë. Më pas Sallufi, i ka thënë Eiden Dimos, cilën armë do zgjidhte për të dalë në qytet, thikën apo pistoletën.

Dhe Dimo ka marë thikën, ndërsa armën e zjarrit tip pistoletë “TT”, e ka marë pikërisht Horgito Peqini, nipi i Eduart Peqinit që njihet si “Mandela i Elbasanit” dhe aktualisht vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e Peqinit.

Të tre të rinjtë kanë dalë në qytet të armatosur. Duket si për të gjetur dikë dhe për të nxitur një konflikt. Pikërisht konflikti ka lindur me Klaudjan Sallufin dhe Madrid Ulqinakun, ku Sallufi e i është drejtuar me fjalët: “…m’bane pis, më pengove…”.

Dhe pas këtij momenti palët janë konfliktuar fizikisht, ndërsa Horgito Peqini, ka nxjerë nga çanta marsup armën dhe ka qëlluar në drejtim të Ulqinakut, duke e lënë të vdekur në vend.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV