Bollëk golash në Newcastle, vendasit ndalin kampionët e Premier League (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Manchester City është ndalur në javën e tretë, madje ka rikuperuar dy gola në transfertë me Newcastle, me rezultatin që përfundoi 3-3. Haaland u rikthye me gol, por në fund shpërdoroi një mundësi për golin e fitores.

Një ndeshje e bukur që ka nisur menjëherë me gol dhe është shënuar nga besniku i Guardiola-s, Gundogan! Por, për të parë golin duhet të shohim aksionin dhe të admirojmë Bernardo Silva. Një manover spektakolare e portugezit.

Megjithatë, “qymyrxhinjtë” reagojnë dhe e bëjnë me personalitet, shpejtësi dhe ritëm! Të frymëzuar nga Saint-Maximin, që është një shigjetë në krah, në fillim Almiron dhe më pas Ëillson brenda 10 minutash do të permbysin ekipin e Pep Guardiola-s.

Në pjesën e dytë, Manchester City do të pësonte sërish. Kieran Trippier realizon një supergol nga goditja e dënimit, për të cuar shifrat në 3-1. Manchester City nuk u shokua dhe mori kontrollin e lojës, duke arritur të barazojë shumë shpejt rezultatin.

 

 

Fillimisht, ishte Haaland ai që shënoi për të cuar shifrat në 3-2, ndërsa Benardo Silva, barazoi gjithcka në 3-3 pas një asisti perfekt nga De Bruyne. Sfida u mbyll e barabartë, me dy skuadrat që ndajnë nga një pikë.

Të fundit

Klauzola më e famshme e momentit, reagon Barcelona: Do e paguajmë!

“Nëse një mundësi në treg e kërkon investimin bazuar te klauzola, Barca është gati të bëjë atë që është...

Ku shkojnë ambiciet e Putinit?

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian nuk janë akoma të qartë për ambiciet e Vladimir Putin në Ukrainë. Vetëm në Samitin e NATO-s në...

Danimarka tregon se është i zoti i shtëpisë në Groenlandë

Danimarka po organizon këtë muaj një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake në Groenlandë, me pjesëmarrjen e një fregate, avionëve luftarakë F-16, forcave speciale,...

Arjan Ndoja dëshmon për atentatin e 2019! Përballet në gjyq me dy të akuzuarit

Arjan Ndoja është marrë në pyetje sot në GJKKO, në gjyqin ndaj Plarent Dervishit dhe Julian Meçes lidhur me atentatin e bujshëm të 1...

Kosovë, KQZ miraton listën e votuesve për zgjedhjet lokale, 41 mijë zgjedhës më pak

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e 41-të të këtij viti, u njoftua me Raportin Informues mbi Listën Preliminare të Votuesve (LPV) për...

Lajme të tjera

Web TV