Shpërthen makina në Moskë, vdes vajza e frymëzuesit të politikës së jashtme për Putin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një makinë e drejtuar nga vajza e Oleksandr Dugin, i cilësuar si “ideologu” i Putinit”, shpërtheu në Moskë. Sipas agjencisë Tass, “një Toyota Land Cruiser Prado shpërtheu në afërsi të fshatit Velyki Vyazomy, në periferi të Moskës. Shoferi vdiq, njofton policia. Sipas disa mediave, vajza e Oleksandr Dugin, Daria është personi që vdiq në shpërthim. Objektivi i sulmit, edhe pse nuk ka një konfirmim zyrtar, mund të ketë qenë vetë Dugin.

Pas shpërthimit, thonë disa dëshmitarë, makina është përmbysur dhe ka dalë nga rruga. Trupi i djegur (dhe i panjohur) i viktimës u gjet nga ekipet e shpëtimit që mbërritën në vendngjarje. Në disa video, të shpërndara në rrjet, Dugin shihet i dëshpëruar, me duart në flokë, pak metra larg makinës që digjet.

Hipoteza më e mundshme sipas burimeve, është se ishte një sulm. Sipas mediave, raportohet se Dugin duhej të ishte në makinë me vajzën e tij, komentuese televizive, por në fund vendosi të udhëtonte me një makinë tjetër. Oleksandr Dugin, këshilltar i disa politikanëve, është një filozof rus i njohur për pikëpamjet e tij anti-perëndimore, të ekstremit të djathtë dhe “neo-Euraziatike”.

Vitet e fundit ai është cilësuar nga mediat perëndimore si një nga frymëzuesit e politikës së jashtme të Vladimir Putinit, ndërsa shtypi rus e konsideron atë një “figurë margjinale” për pikëpamjet e tij “të konsideruara tepër radikale edhe nga nacionalistët”. Në vitin 2014, raporton Russia Today, ai u pushua nga Universiteti Shtetëror i Moskës pas apelit të tij për të “vrarë, vrarë, vrarë” ukrainasit.

Të fundit

Arrestimi i babait të kandidates së PSD në Fier, SPAK del me njoftim zyrtar

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedim penal ndaj dy personave për veprat penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe...

Berisha për procesin zgjedhor: Socialistët rrethuan qendrat e votimit me patronazhistë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një konferencë për mediat, vetëm një ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Sali Berisha: PD do...

“Reuters”: Ndodhi ajo që pritej, PS kryeson në zgjedhje

Agjensia britanike e lajmeve vijon që të pasqyrojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë. Nën titullin “Ajo që prisnim, Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson...

“Nëse Rama fiton sërish, nuk shkoj më në Parlament”/ A do e mbajë premtimin Edi Paloka?

Ndërsa vazhdon numërimi i votave të zgjedhjeve të 11 majit, rezultatet paraprake të KQZ-së e nxjerrin Partinë Socialiste në avantazh të qartë. Ajo qe pritet,...

PD drejt humbjes/ Berisha reagon për herë të parë

Pas disa orësh në seli, kreu i PD Sali Berisha bëri daljen e parë publike, ndërsa rezultatet e numërimit tregojnë një humbje të thellë...

Lajme të tjera

Web TV