Skafi pëson defekt, shpëtohen nga mbytja katër pushues në Shëngjin (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Kufitare e Shëngjinit u kanë ardhur në ndihmë katër pushuesve, pasin skafi i tyre pësoi defekt. Sipas policisë, pushuesit kishin mbetur në det të hapur,  duke mos patur mundësi të ktheheshin në breg.

Në ndihmë të tyre kanë shkuar shërbimet me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, të cilët kanë konstatuar në det të hapur, në “Kune Vain”, në vendin e quajtur “Grykëderdhja e Drinit”, rreth 1.3 milje larg bregut, në një zonë të vështirë për të manovruar, një skaf me 4 shtetas në të, i cili kishte pësuar defekt dhe nuk lëvizte.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë tërhequr dhe nxjerrë në port mjetin lundrues skaf, bashkë me 4 shtetasit, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare e Shëngjinit iu vjen në ndihmë 4 pushuesve që kishin mbetur në det të hapur, me një mjet lundrues skaf, i cili kishte pësuar defekt dhe nuk po ktheheshin dot në breg.

Gjatë patrullimit të zonës, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurtë për pushuesit, shërbimet e Policisë Kufitare janë telefonuar për ndihmë nga disa shtetas, dhe janë njoftuar se mjeti i tyre lundrues skaf kishte pësuar defekt e kishin mbetur në det të hapur, duke mos patur mundësi të ktheheshin në breg.

Menjëherë në ndihmë të tyre, kanë shkuar shërbimet me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, të cilët kanë konstatuar në det të hapur, në “Kune Vain”, në vendin e quajtur “Grykëderdhja e Drinit”, rreth 1.3 milje larg bregut, në një zonë të vështirë për të manovruar, një skaf me 4 shtetas në të, i cili kishte pësuar defekt dhe nuk lëvizte.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë tërhequr dhe nxjerrë në port mjetin lundrues skaf, bashkë me 4 shtetasit, të cilët janë në gjëndje të mirë shëndetësore.

Policia Kufitare e Shëngjinit është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë dhe në këtë kuadër fton qytetarët të telefonojnë në numrin pa pagesë 112📞, për çdo rast nevoje për ndihmë, si dhe të denoncojnë në këtë numër dhe në Komisariatin Dixhital📲 çdo rast paligjshmërie.

#angazhimpërkushtimsakrificë

Të fundit

1.4 trilionë lekë kursime, shqiptarët ruajnë edhe pas pushimeve

Pavarësisht pushimeve të verës, shqiptarët janë treguar më dorështrënguar në shpenzimet e tyre, duke kursyer kështu më shumë para....

Shorti i Champions, Leverkusen tallet me United: Shpresojmë mos të përballemi me Grimsbyn

Grimsby surprizoi dje Manchester United duke e eliminuar përmes penalltive nga Kupa EFL. “Djajtë” u bënë objekt tallje nga bota e futbollit. Sot ishte radha...

United ndryshon trajner që pas javës së parë, del emri

Problemet e Manchester United vazhduan të mërkurën në mbrëmje me një humbje tronditëse në Kupën e Ligës ndaj Grimsby Toën në penallti. Ndërsa presioni...

Jashari e nis me dëmtim te Milani!

Massimiliano Allegri sot deklaroi se mesfushori shqiptar Ardon Jashari nuk do të jetë gati për ndeshjen e fundjavës, për shkak dëmtimi. "U dëmtua pak gjatë...

Natë ferri në Kiev, Rusia zgjedh raketat në vend të diplomacisë

Ukraina u zgjua mes bombardimeve intensive të Rusisë këtë të enjte, të cilat vranë të paktën 17 vetë, përfshirë 4 fëmijë në kryeqytetin Kiev,...

Lajme të tjera

Web TV