Atletico Madrid/ Hermoso i vërsulet tifozëve pas humbjes, ndërhyn sigurimi (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Humbja në shtëpi ndaj Villarrealit nuk ka kaluar pa probleme per Atletico Madridin.

Një natë makthi për colchoneros, e cila nuk mbaroi në 90′. Pas bilbilit të trefishtë të fundit te arbitrit, nga tribunat nisen vershellimet dhe kontestimet e para dhe me sende te hedhura ne Wanda Metropolitano.

Lojtarët u ofenduan nga tifozët e pranishëm dhe vetëm ndërhyrja e policisë parandaloi më të keqen. Siç raportojnë mediat vendase, në fakt, mbrojtësi 27-vjeçar Mario Hermoso për pak sa nuk ka rënë në kontakt me disa tifozë të pranishëm në tribunë.

Shoku i skuadrës Kondogbia ka ndërhyrë menjëherë për ta ndaluar. Disa personel sigurie janë gjithashtu në vend. Hermoso, i cili iu bashkua Atleticos në vitin 2019, nuk ka dalë ende në fushë këtë sezon dhe ka qene vetem rezervë.

Mes koreve degjohen edhe “hijo de puta”, pra “bir k*rve” drejtuar Hermosos, qe reagon ashper. Ai eshte i papermbajtshem dhe tenton te ngjitet deri lart, ndërsa tifozet vazhdojne t’i hedhin shishe dhe sende te tjera.

Atletico Madrid ka pesuar nje humbje te papritur ne Wanda teksa Villareal i Emery ka qene me konkret dhe ka shenuar me Pino dhe Moreno, duke mbyllur diskutimin me dy gola dhe teksa colchoneros mbeten edhe me dhjetë lojtarë pasi Molina doli me te kuq pas një reagimi te ashpër.

 

Të fundit

Rama në kantierin e kampusit të ri universitar “Poli i Dijes”, inspekton punimet

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në kantierin e kampusit të ri universitar “Poli i Dijes” në Korçë. Rama shprehet...

Përleshje në një burg italian/ Dhjetë të burgosur shqiptarë hapin me forcë portën

Një incident ka ndodhur dje në burgun Bassone në Como, ku disa të burgosur janë përfshirë në një përplasje fizike. Ngjarja ka ndodhur në...

Spanja në alarm të kuq, gjysma e vendit përfshihet nga moti i keq

Një stuhi ka goditur Spanjën, duke sjellë mot të keq në pjesën veriperëndimore të vendit. Dhjetë rajone ndodhen aktualisht në gjendje alarmi për shkak...

Demokracia në SHBA nën presion

Tre muaj kanë kaluar nga rikthimi i presidentit amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Tre muaj në të cilët SHBA jo vetëm po...

Pashkët/ Berisha viziton Kishën Ortodokse në Kavajë: Kam dy dëshira për të ardhmen

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një vizitë në Kishën Ortodokse të Kavajës, ku uroi besimtarët për festën e Pashkës. I pritur nga...

Lajme të tjera

Web TV