Incidenti në Gramsh/ Peleshi: Po e trajtojmë me seriozitet, jetojmë në rajon delikat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi sot se po e trajtojnë me seriozitet ngjarjen e Gramshit. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, Peleshi tha se institucionet kanë vepruar në kohë dhe siç duhet.

Ministri tha se Shqipëria ndodhet në një rajon delikat, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që ngjarja mund të ketë qenë për të tërhequr vëmendjen nga ndonjë skenar tjetër.

Peleshi bëri të ditur se uzinat e përpunimit të armëve nuk janë më aktive, por ato ruhen nga Forcat e Armatosura dhe nuk mund të futesh pa marrë leje.

“Ngjarjet e fundit nuk janë të zakonshme. Të gjitha institucionet kanë vepruar në kohë dhe siç duhet. Dua t’ju konfirmoj se jemi të përgjegjshëm dhe seriozë në trajtimin e ngjarjes së Gramshit.

Ka disa nivele klasifikimi të pronave të ushtrisë, baza dhe ish uzinave. Ato që janë të klasifikuara nuk është e lehtë, madje e pamundur të aksesohen. Kemi edhe shumë sajte të tjera që i kanë përkitur dikur industrisë ushtarake që janë të vizitueshme, por për sa kohë janë në administrim të ushtrisë, vizita duhet të bëhet me leje.

Ne nuk kemi iindustri ushtarake. Ato nuk janë aktive. Ka aktivitet sporadik të demontimit të armëve të ndryshme. Do të thotë thjeshtë shkatërrimi. Aktiviteti I tyre ishte vitin e kaluar. E njëjta gjë është edhe për Poliçanin. Aty nuk prodhohen më lëndë plasëse, por asgjësohen lëndë plasëse të ndryshme. Vazhdojnë të ruhen nga personali ushtarak.

Kjo nuk e revalitizon më shumë ngjarjen në Gramsh. Kemi të bëjmë me një grup të huajsh. As nuk kanë tentuar ta vizitojnë atë pronë me leje, por kanë tentuar të hyjë në të, njëri ka kapërcyer rrethimin dhe ka reaguar dhunshëm. Sado që unë solla një pasqyrë të vërtetë larg ekzagjerimeve të politikë, nga ne po trajtohet me seriozitet.

Kemi të bëjmë me tre të huaj që kishin goxha ditë në Shqipëri. Edhe për shkak se mund të jetë edhe ngjarje s’na shqetëson shumë se çfarë kanë fotografuar në Gramsh, por mund të kenë pasur qëllim të devijojnë vëmendjen nga një skenar tjetër. Ne jetojmë në një rajon delikat”, tha Peleshi.

Lexo edhe :  Ushqimi falas në shkollat e Tiranës, Veliaj: Njësoj siç kemi bërë me çerdhet dhe kopshtet

Kujtojmë se dy rusë dhe një ukrainas u ndaluan, pasi tentuan të futen në ish uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh. Njëri kaloi rrethimin dhe gjatë përleshjes me ushtarët lëndoi dy prej tyre. Prokuroria ka ngritur ndaj tyre akuzat e spiunazhit, ndërsa ata kanë deklaruar se janë turistë

Të fundit

Vaksinimi falas kundër gripit, Koçiu: Janë kryer 206 627 doza në grupet më të rrezikuara

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se vaksinimi falas kundër gripit të stinës po vijon...

Moti i keq në SHBA, tre viktima dhe dhjetëra të lënduar nga ngricat

Mot i ftohtë dhe reshje të vazhdueshme dëbore kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në SHBA duke rezultuar në të paktën 3 viktima dhe 31...

Përmbysje e jashtëzakonshme, Milan shpallet kampion i Superkupës së Italisë

Finale dramatike me plot 5 gola! Milani është fituesja e Superkupës së Italisë, teksa mposhti Interin me rezultatin 2-3, në njëduel të çmendur.  Edhe pse...

5 rreziqet që kërcënojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit

Banka Botërore parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.4 për qind këtë vit. Institucioni më i lartë monetar në botë vlerëson...

Virus i rrezikshëm përhapet në Whatsapp, në fokus punonjësit e Policisë së Shtetit

Një virus është përhapur në rrjetin e komunikimit Whatsapp dhe ka si target kryesisht punonjësit e Policisë së Shtetit. Mesazhi që në pamje te jep...

Lajme të tjera

Web TV