Zyrtari i Kremlinit zbulon se në cilin rast Rusia mund të përdorë armë bërthamore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrtarët rusë kanë lënë të kuptohet për nevojën e përdorimit të armëve bërthamore gjatë gjithë luftës në Ukrainë. Një zyrtar i lartë rus pretendon se Rusia do të përdorë armë bërthamore vetëm në rastet e “vetëmbrojtjes”.Expedition 50/51 to International Space Station

“Lufta bërthamore duhet të shmanget nëse është e mundur dhe vetëm situatat emergjente do ta shtyjnë Moskën të përdorë armë bërthamore. Përdorimi i armëve bërthamore është i mundur vetëm në përgjigje të një sulmi”, shprehet zëvendësministrit të Jashtëm rus Sergej Ryabkov në një intervistë për Izvestia.

Sipas tij, Moska është e vetëdijshme se përdorimi i armëve bërthamore do të çonte në shkatërrime të mëdha në mbarë globin.

Në fillim të këtij muaji, presidenti rus Vladimir Putin sugjeroi se lufta bërthamore duhet të jetë zgjidhja e fundit.

“Nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore dhe ajo nuk duhet të ndodhë kurrë, dhe ne qëndrojmë për siguri të barabartë dhe të pandarë për të gjithë anëtarët e bashkësisë botërore,” shkroi Putin në një letër drejtuar pjesëmarrësve.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu , u shpreh javën e kaluar se nuk duhet të përdoren armë bërthamore

“Nga pikëpamja ushtarake, nuk ka nevojë të përdoren armë bërthamore në Ukrainë për të arritur qëllimet e përcaktuara. Qëllimi kryesor i armëve bërthamore ruse është të pengojë një sulm bërthamor,” tha Shoigu.

Komenti i fundit i zyrtarëve të lartë mbi armët bërthamore është në kontrast me disa nga vërejtjet e mëparshme të zyrtarëve rusë gjatë luftës, të cilat dukej se ishin kërcënime bërthamore.

Nëse ndonjë vend do të ndërhynte dhe do të ndihmonte Ukrainën në luftë, Putin paralajmëroi në shkurt se ajo do të kishte pasoja të tilla që nuk janë hasur kurrë në historinë botërore.

Të fundit

SPAK sekuestron 12 milionë euro pasuri në Durrës

SPAK ka sekuestruar 12 milionë euro pasuri në Durrës, pasi dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti kriminal. Njoftimi i plotë i...

Larg luftës/ Turistët izraelitë pushime në Sazan: Mikpritja shqiptare është e rrallë

Një fundjavë ndryshe për dhjetëra turistë izraelitë që prej disa javësh kanë mbetur në Shqipëri për shkak të luftës në vendin e tyre. Kësaj...

Ardon Jashari i thotë “PO” Milanit, gati firma edhe me shqiptarin tjetër

Në Milano janë ditë më të vërtetë të nxehta në këtë merkato vere, me Igli Taren që e ka nisur “zjarr” aventurën e tij...

Gjermania ka nevojë urgjente për punëtorë migrantë – por s’do të ndihen të mirëpritur

Friedrich Merz po përpiqet në mënyrë të pamatur të ringjallë një program të diskredituar të pasluftës: atë të “punëtorëve të ftuar”. Chris Reiter dhe Will...

“The Telegraph”, rendit bregdetin shqiptar në 10-shen më të mirë në Europë

Prestigjiozja “The Telegraph” në një artikull të saj ka rekomanduar Shqipërinë si vendin ideal për të kaluar pushimet. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë artikullin e...

Lajme të tjera

Web TV