Lajm i fundit/ Të shtëna me armë zjarri në Laç, një i plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Laç. Mësohet se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur një person.

Policia bën të ditur se rreth orës 00:25, gjatë kohës që Besim Zeneli, 60 vjeç, banues në fshatin Shullaz, Kurbin, ka qenë në biznesin e tij (dyqan fruta-perimesh) që ndodhet në anë të rrugës, në autostradën Laç – Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen rrethanat, ndërsa policia ka shoqëruar tre persona, mes tyre dhe autorin e dyshuar të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Kurbin / Informacion paraprak

Rreth orës 00:25, gjatë kohës që shtetasi B. Z. 60 vjeç, banues në fshatin Shullaz, Kurbin, ka qenë në biznesin e tij (dyqan fruta-perimesh) që ndodhet në anë të rrugës, në autostradën Laç – Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.

Për pasojë, shtetasi B. Z. ka marrë plagë në trup dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, duke administruar çdo provë dhe vlerësuar çdo informacion, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 3 persona, mes tyre dhe autorin e dyshuar të ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe arrestimin e autorëve të dyshuar.

Për momentin nuk bëjmë me dije identitetin e personave të shoqëruar, për shkak të vijimit të hetimeve dhe ruajtjes së sekretit hetimor.

Të fundit

“Boll ma, tokë e xanun”/ Aksioni për lirimin e hapësirave mbërrin në Theth

Aksioni kombëtar për lirimin e hapësirave publike ka mbërritur në Theth, ku kanë nisur ndërhyrjet për prishjen e ndërtimeve...

“Ku e merrni benzinën? Ju vidhni shtetin…”/ Debatet e Mehmet Shehut në Kombinat më 1966!

Pasioni për të pasur një motor, ka qenë i jashtëzakonshëm veçanërisht në vitet e socializmit, nga të rinjtë, kryesisht, por jo të gjithë e...

“Tedi Blushi, fansi i garderobës sime”/ Kryemadhi i përgjigjet “flakë për flakë” Metës

Pas deklaratës së Ilir Metës që e quajti “Zegjine e SPAK”, Monika Kryemadhi ka reaguar menjëherë me një postim ironik e thumbues. Ajo mohon të...

“Mos ma përmend emrin”/ Meta se kursen Kryemadhin, çifti i përçarë ‘dialog’me kundërakuza

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i përgjigjet Monika Kryemadhit, e cila nga SPAK deklaroi se Meta flet me gjuhën e Dumanit. Reagimi i...

Çmimi i një Shkolle Juridike për një Ese Raciste

Akorimi i një çmimi akademik për një supremacist të bardhë, i cili shkroi një ese në shkollën e drejtësisë duke promovuar pikëpamje raciste, shkaktoi...

Lajme të tjera

Web TV