“Rruga nuk ishte e lehtë”/ Luiza Gega flet si kampione: Krenare që përfaqësoj Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sportistja Luiza Gega u nderua ditën e sotme me një ceremoni zyrtare në kryeministri, pas fitimit të titullit Kampione e Europës, në garën e 3000 metrave, që u zhvillua në Mynih.

Në fjalën e saj, Gega falënderoi të të gjithë ata që e kanë mbështetur në rrugën e saj për t’u bërë kampione Europe, teksa ka treguar edhe vështirësitë e këtij rrugëtimi. Ndër të tjera, ajo zbuloi se ka pasur oferta dhe nga vende të tjera, por theksoi se e do shqipërinë dhe ndihet krenare që përfaqëson ngjyrat kuqezi.

Ajo dha dhe një mesazh për të gjithë të rinjtë, për të cilët tha se shpreson t’i ketë frymëzuar sado pak.

“Sot ndihem më e emocionuar se kurrë, vendosa të vij me ngjyrat kuqezi sepse ndihem më krenare se kurrë. Jo për atë që arrita, por doja t’i tregoja edhe Europës që ne mundemi. Jemi një vend i vogël, por me punë mund t’ia dalim.

Familja ka sakrifikuar shumë, besoj që kam arritur t’i bëj krenar.

Falenderoj trajnerin tim, pa të cilin nuk do isha sot këtu, as në majat më të larta të Evropës.

Ndihem më e vlerësuar se kurrë. Sporti kërkon pasion, por edhe mbështetja financiare është e rëndësishme për të ecur para.

Sporti nuk do t’ia dijë për politikë. Ne ndiejmë krenarinë e vendit tonë, duam ta bëjmë vendin tonë sa më krenar.

Falenderoj Brikenin, Izmirin, Erkandin që më keni motivuar me arritjet tuaja dhe më keni mbështetur si pjesë e sportit.

Faleminderit Amarda nga Spitali Amerikan që më ke ndihmuar kur jam dëmtuar.

Dua të kthehem pak në kohë sepse dua të tregoj me pak fjalë si ka nisur rrugëtimi jonë.

Lexo edhe :  PD fitoi Kavajën, Partia e Lirisë ankohet në KQZ: Të hapen të gjitha kutitë e votimit!

Unë kam marrë pjesë në kampionatin europian para 12 vitesh. Dola nga fundi dhe me diferencë. Nuk isha ndjerë kurrë kaq keq. Biseda ime me trajnerin ishte që unë kurrë nuk do e përfaqësoj vendin tim në këtë formë. Aty ishte ndarja se çfarë doja të bëja. Nëse doja ta prezantoja duhet të punoja fort. Rruga nuk ishte e lehtë, jam stërvitur në shi, në të ftohtë. Filluam të bëjmë hapa jo të mëdhenj, por jo të sigurt.

Fillova të thyej rekorde kombëtare, të dominoj Ballkanin, pastaj në Lojërat Mesdhetare.

Vendosa për të mos u dorëzuar. Kam pasur oferta për të vazhduar me vende të tjera. Por unë e dua këtë vend. Unë besoj që vendi ynë do ndryshoj.

Nuk është kurrë vonë nëse punon dhe do t’ia dalësh. Kam ndjerë shumë emocione në pistën e Mynihut, pavarësisht se kam qenë pretendente. Ishte arsyeja pse e doja medaljen, t’i tregoja edhe Europës në një pistë me 70 mijë veta që ne mund t’ia dalim.

Dua t’i them vetëm dy fjalë gjithë të rinjve: Mund t’ia dalin! Uroj që sado pak t’i kem motivuar, me gjithë ato vështirësitë që unë përmenda sot.

Falenderoj gjithë njerëzit në vendin tim që janë ndjerë krenar për mua, kam marrë mesazhe nga të gjithë”, tha Luiza.

Të fundit

Serbëve nuk u del inati me gazetarin shqiptar: Na spiunoi në stërvitje

Pas konferencës për shtyp ku morën pjesë trajneri serb Dragan Stojkoviç dhe kapiteni Aleksandar Mitroviç, ekipi serb u fut...

Publikohet raporti: Elon Musk shkurtoi 59 mijë vende pune që nga janari

Elon Musk ishte një person kyç brenda Shtëpisë së Bardhë, pasi arriti shkurtonte 59 mijë vende pune që nga janari, kur Donald Trump u...

“Më jepni 100 euro për biçikletat”, shqiptari kërcënon çiftin me kaçavidë

Pasi dështoi të vidhte biçikletat e parkuara në banesën e një çifti në Via della Visitazione të Trentinos, vendosi t'i kërcënonte me kaçavidë në...

Përmbyten 2 banesa në fshatin Xhyherinë të Vlorës

Dy banesa janë përmbytur pasditen e se premtes në fshatin Xhyherinë të Vlorës. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se dy banesat janë...

Pensionistët rikthehen në universitet, qeveria: Do studiojnë për t’u punësuar

ë moshuarit nëse dëshirojnë do të shkollohen dhe për ata do të ndërtohet një universitet i posaçëm. Është kjo një iniciativë e qeverisë e...

Lajme të tjera

Web TV