Vajza nis të zhytet dhe s’del më nga uji, djali që e shoqëronte s’dinte not (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pamjet e rënda që shihni tregojnë momentin kur 25-vjeçarja Enkeleda Trungu mbytet në një pishinë në periferi të kryeqytetit. Vajza ka qenë në një pishinë bashkë me një djalë dhe në një moment teksa të dy laheshin ajo nis të zhytet.

Abcnews ka nxjerr pamjet ku Trungu futet në pishinë me 33-vjeçarin Orjolin Mete, i cili ka në dorë një celular dhe filmon zhytjet e vajzës.

Pasi qëndrojnë disa minuta aty, ndërkohë që nuk ka asnjë person nga stafi i kompleksit përreth që të kujdeset për vizitorët që frekuentojnë pishinën, vajza zhytet në ujë dhe nuk del më.

Po ashtu, nga pamjet duket edhe se si Mete tenton dy herë të kuptojë se çfarë po ndodh më Enkeledën, e cila është në ujë ndërkohë. Ndonëse djali sheh përreth dhe thërret që dikush ta ndihmojë, pak më vonë shfaqet stafi dhe nisin të zhyten në ujë, ndërsa nxjerrin nga pishina vajzën. Më pas ata nisin që t’i bëjnë 25-vjeçares frymëmarrje artificiale, për të bërë të mundur nxjerrjen e ujit që ajo kishte pirë. Tashmë e reja ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa në kërkim është shpallur administratori i kompleksit, Ylli Hidri. Ky i fundit akuzohet për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”. Ndërkohë, i riu deklaroi në polici se nuk dinte not.

Të fundit

Nga pasioni te profesioni: Zgjidhni programin tuaj të studimeve në UBT

Prof. Dr. Fran Gjoka “Natyra nuk është një vend për të vizituar. Ajo është shtëpia jonë.”— Gary Snyder Kjo thënie sublimon...

Pushteti që rritet duke “përpirë” gjithçka rreth vetes

RELDAR DEDA - Shqipëria vazhdon ende të jetë e kërrusur nga pesha e aktiviteteve të rrjeteve të narkotrafikut, nga një qeveri e shkrirë qartazi...

Inter humbet 15 milionë euro dhe “fajin” e ka Kristjan Asllani

Kristjan Asllani nuk është në planet e Christian Chivu për sezonin e ri. Shqiptari nuk e ka bindur trajnerin e ri të zikaltërve, ndaj...

“Më kishin paralajmëruar për Endrit Shabanin, por i besova dhe…”

Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka komentuar sërish zhvillimet e fundit brenda koalicionit me të cilin ai mori pjesë në zgjedhjet e...

“Partitë e reja janë plani i Ramës sipas modelit serb: opozitë me 7-8 parti”

Belind Këlliç sulmoi partitë e reja që morën pjesë në zgjedhjet e 11 majit, pasi i quajti pjesë të planit të Ramës për të...

Lajme të tjera

Web TV