60 milionë nuk mjaftojnë për Gordon, Everton kërkon edhe Brojën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Everton i ka kërkuar Chelseat që të përfshijë një marrëveshje huazimi për Conor Gallagher ose Armando Brojën si pjesë e ofertës së tyre për Anthony Gordon, sipas raportimeve.

Toffees refuzuan një ofertë prej 45 milionë euro për anësorin në fillim të këtij muaji, por janë të hapur për të arritur një marrëveshje në javët e mbylljes së afatit të transferimeve.

Blutë e kanë rritur ofertën e tyre në 55 milionë euro plus 10 milionë në shtesa, por Everton ka kërkuar Gallagher ose Brojën në huazim si pjesë e marrëveshjes.Thomas Tuchel reveals Chelsea's plan for Conor Gallagher and Armando Broja  | Football | Metro News

Gallagher bëri startin e tij të parë në Chelsea në humbjen 3-0 ndaj Leeds United fundjavën e kaluar, ndërsa Broja ka bërë dy zëvendësime për skuadrën e Thomas Tuchel këtë sezon.

Dyshja kanë shijuar huazime të shkëlqyera në Ligën Premier sezonin e kaluar, përkatësisht te Crystal Palace dhe Southampton.

Gallagher fitoi çmimin e lojtarin më të mirë të sezonit në Crystal Palace gjatë qëndrimit të tij në Selhurst Park, ndërsa Broja shënoi nëntë gola për Saints sezonin e kaluar.

Mungesa e kreativitetit në sulm, po bën që Chelsea të tentojë të shtojë Gordonin, mirëpo ende nuk dihet se kush mund të shkojë si i huazuar te Evertoni.

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV