“E kemi harruar si ishte trafiku dikur”/ Balluku inspekton punimet në Unazën e Madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vazhdojnë intensivisht punimet për Lotin 2 të Unazës së Madhe të Tiranës. Ditën e sotme vetë zv.kryeministrja dhe njëherazi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku i ka inspektuar punimet nga afër, për segmentin Sheshi Shqiponja- Bulevardi i Ri.

Balluku tha se problem gjatë punimeve është bërë lirimi i sheshit të ndërtimeve, ndërsa shtoi se është gjetur një zgjidhje si për banesat e legalizuara, ashtu edhe për ato pa leje.

Zv/kryeministrja tha gjithashtu se në hyrje të Tiranës, tashmë trafiku ka gjetur një zgjidhje dhe qyteti merr frymë lirisht.

Puna ka nisur prej pak muajsh dhe problematika kryesore ka të bëjë me lirimin e sheshit të ndërtimit. Në 15 qershor Këshilli i Ministrave ka nxjerrë një VKM që zgjidh problematikën me kantieret e unazës së madhe. Është një zonë me banesa të dendura, kryesisht informale dhe për këtë arsye na është dashur ta bazojmë zgjidhjen proceduriale në një VKM.

Ne nuk konsiderojmë për zgjidhje vetëm ato shtëpi që kanë letra, por edhe ato banesa ku qytetarët kanë vite që jetojnë, por nuk i kanë të legalizuara. I kemi akomoduar me një bonus qiraje për 3 vite këto familje.

Në të gjitha pjesët ku me luftë e kemi ndërtuar, sot qyteti merr frymë lirisht. Dikur duhej të qëndroje mbi dy orë në hyrje të Tiranës në orët e pikut, për t’u futur në qytet, kurse sot e kemi harruar si ishte trafiku hyrës apo zona e Astirit”, tha Balluku.

Të fundit

Kryeministri britanik: Garancitë e sigurisë do të ishin një hap historik

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, diskutoi në tryezën që ka bashkuar të gjithë liderët evropianë, Zelenskyn dhe...

Zelensky ironizon gazetarin për veshjen: Ti dukesh njësoj!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u komplimetua për veshjen e tij në Shtëpinë e Bardhë gjatë takimit me Presidentin e SHBA, Donald Trump. Zelensky kishte...

Macron: Takimi duhet të pasohet nga një takim katërpalësh me Evropën

Një takim katërpalësh me Evropën duhet të pasojë takimin trepalësh me Vladimir Putinin. Presidenti francez Emmanuel Macron e tha këtë sot, duke theksuar se...

Vdekja e pacientit, policia merr në pyetje dentistin në Devoll

Policia e Korçës ka reaguar pas vdekjes së 59-vjeçarit menjëherë sapo doli nga klinika dentare ku kishte mbushur dhëmbin. Sipas raportimeve, policia ka shoqëruar...

Merz dhe Macron kërkojnë armëpushim para takimit Putin-Zelensky

Kancelari gjerman Friedrich Merz në tryezën e përbashkët me liderët europianë, kreun e NATO-s dhe presidentët Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky ka kërkuar një...

Lajme të tjera

Web TV